BallinaBotaU përfol se fitoi betejën me Covid, rikthehet makthi në këtë shtet:...

U përfol se fitoi betejën me Covid, rikthehet makthi në këtë shtet: Temperatura deri në 40 gradë

Sidnei ka regjistruar natën më të nxehtë në nëntor, me temperaturat e ditës që pritet të arrijnë deri në 40 gradë gjatë ditës së sotme. Temperatura minimale e regjistruar brenda natës ishte 25.4C.

Rritja e temperaturave ka nxitur shërbimin zjarrfikës të Uellsit të Ri Jugor të lëshojë një urdhër ndalimi të zjarreve për pjesën lindore dhe verilindore të shtetit.

Temperaturat gjatë fundjavës janë rritur gjithashtu në pjesë të tjera të vendit, duke përfshirë Australinë e Jugut dhe Victoria.

Temperatura rekord e Sidneit u regjistrua në Observator Hill, në CBD. Nga ora 04:30, temperatura ishte rritur në 30C, raporton Sydney Morning Herald, ndëkohë që rekordi i mëparshëm në Observator Hill ishte 24.8C në vitin 1967.

Imazhet nga Sidnei tregojnë një turmë të madhe njerëzish që vërshojnë në plazh. Departamenti i shëndetit i Uellsit të Ri Jugor u ka kujtuar njerëzve që të mbajnë rregullat e distancës sociale në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e mundshme të koronavirusit.

Byroja e Meteorologjisë (BOM) ka parashikuar një valë të nxehtë pesë ose gjashtë ditore në pjesë të veriut të NSË dhe Queensland juglindor.

Shërbimi Rural i Zjarrit ka paralajmëruar një rrezik shumë të lartë nga zjarri në pjesët lindore dhe verilindore të Uellsit të Ri Jugor.

Aktualisht ka 45 zjarre aktive, ndërsa njëri po kërcënon shtëpitë në perëndim të Sidneit. Të Premten, zëvendës Komisioneri i Zjarrfikësve Peter McKechnie u bëri thirrje njerëzve që të kishin gati planet e zjarrit. “Kjo është hera e parë që nga sezoni shkatërrues vitin e kaluar ne kemi parë një rrezik të përhapur nga zjarri”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular