Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në afërsi të qendrës së Beratit. Një mjet tip fuoristradë me targa AA 146 FK, ka devijuar nga rruga përgjatë shëtitores së qytetit dhe ka përfunduar duke u përplasur me kangjellat e lumit Osum.
Fatmirësisht kangjellat e kanë shpëtuar makinën që të mos përfundonte në lume, ndërkohë që shoferi M.B. nuk ka marrë dëmtime.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë bërë të mundur tërheqjen e mjetit. Shkak për aksidentin mendohet se është bërë lëvizja me shpejtësi e një mjeti tjetër. Fuoristrada kishte dalë nga parkimi dhe gjatë një tentative për të shmangur mjetin tjetër që po vinte me shpejtësi drejt tij, ka devijuar rrugën dhe është përplasur me mburojën metalike.
Specialistët e policisë rrugore po kryejnë edhe këqyrjen e zonës, për të zbuluar shkaqet e vërteta të aksidentit./ORA NEWS