BallinaKryesoreZyrtare/ Ky është stadiumi europian që do marrë emrin "Diego Armando Maradona"

Zyrtare/ Ky është stadiumi europian që do marrë emrin “Diego Armando Maradona”

Kryetari i Napolit njoftoi se ‘Stadio San Paolo’ do të riemërtohet në ‘Stadio Diego Armando Maradona’.

Kishte pasur disa versione të planit për të emëruar stadiumin sipas ikonës së Napolit dhe Argjentinës, i cili vdiq të mërkurën në moshën 60-vjeçare.

Ndër të tjera, ‘Stadio Comunale Diego Maradona’ ose ‘Arena Diego Maradona’.

Kryebashkiaku, Luigi De Magistris njoftoi këtë mbrëmje përmes faqes së tij zyrtare në Instagram se vendimi është marrë.

“Ka shumë ide të mrekullueshme, por në fund të ditës, emri do të jetë: Stadio Diego Armando Maradona”, ka thënë ai

Puna tashmë është në proces për ta riemëruar stadiumin dhe këshilli siguroi që artikujt e vendosur jashtë nga tifozët në një faltore të madhe përfundimisht do të futen brenda dhe do të ruhen në një dhomë të veçantë në arenë.

Midis tyre, një pllakë metalike e bërë nga tifozët që tashmë mban emrin ‘Stadio Diego Armando Maradona’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular