BallinaKryesoreJeta e Adem Gjurrës skenar për film Hollivudi, letra e Nicholas Bethell...

Jeta e Adem Gjurrës skenar për film Hollivudi, letra e Nicholas Bethell dhe dekorimet false në Shqipëri

Nga Vasil Dardha

Në këtë vend të quajtur Shqipëri, dita-ditës paturpërisht edhe sot trimfojnë antivlerat. Regjimi komunist bazuar në direktivat e partisë dhe diktatorit Hoxha i mbushi rrugët, institucionet arsimore me emra anonimësh, kriminelësh të shpallur si dëshmorë ku ende ato vazhdojnë të qëndrojnë padrejtësisht, por as në demokraci nuk u bë ky rivlerësim i tyre, që të mbetej kush e meriton dhe të hiqej ai që ishte vënë pa asnjë kriter.
Asnjë veprim konkret nuk u bë, nga asnjë qeveri, qoftë kjo e Partisë Demokratike aq më tepër e socialistëve, dhe as nga të zgjedhurit në krye të pushtetit vendor dhe këshilltarët, pavarësisht forcës politike që përfaqësonin, nuk u mor ndonjë inciativë për emërtimet në rrugë e shkolla, por as nuk u bë vlerësim i atyre nacionalistëve, patriotëve shqiptarë që kanë dhënë shumë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Shumë prej tyre në përballjen brenda vendit, e më pas dhe në Diasporë kanë dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri të lirë, për rrëzimin e regjimit komunist. Njëri prej tyre është dhe Adem Gjurra, një trim që nuk nguroi në asnjë moment të sakrifikojë dhe veten, vetëm e vetëm që të rrëzonte komunizmin në Shqipëri.
Mu desh të lexoj rreth tij në portalin startnews.al, shkrimin e gazetarit Mina Hysa të cilin e falenderoj për kontributin që na ka dhënë për t’u njohur në këtë rast me përmasat e madhështisë së një prej nacionalistëve të vërtetë, të atyre që nuk e kanë dashur asnjë ditë zgjedhën komuniste në Shqipëri, kanë kontribuar madje rrezikuar dhe jetën që ky vend të jetë pjesë e botës demokratike, pjesë e Perëndimit.
Pa dashur të ndalem shumë te ajo çfarë gazetari na ka përçuar si informacion rreth figurës së Adem Gjurrës, jeta e të cilit siç më tha një mik imi Zenel Hoxha teksa po e lexoja dhe isha me të: -“Qenka një skenar i denjë për një film në Hollivud”, kjo pasi argumentet ose faktet e ofruara flasin qartë për patriotizimin e tij, kontributin e dhënë, mjaft që shqiptarët të gëzonin lirinë!.
Në këtë shkrim më ra në sy dhe letra që kishte çuar një personalitet britanik familjes dhe shokëve të Adem Gjurrës.
Ai është Nicholas William Bethelll, një politikan britanik, historian i Evropës Qendrore dhe Lindore,  përkthyes dhe aktivist i të drejtave të njeriut i cili u ul në Dhomën e Lordëve si Konservator, shërbeu si anëtar i emëruar i Asamblesë Evropiane dhe si anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian teksa shkruan: -” “Me trishtim të madh dëgjova për vdekjen e Adem Gjurrës luftëtarit guximtar për lirinë e shtetit të tij. Mbaj mend shumë mirë takimet me Adem Gjurrën në Nju Jork në gusht 1983 kur ai më tregoi mua historinë për misionin e tij në Shqipëri në nëntor 1950. Detajet të tjera të historisë së tij u konfirmuan nga shqiptarët që u trajnuan dhe luftuan me të. Eshtë e qartë për mua që ai ishte një nga më kurajozët dhe guximtarët nga të gjithë shqiptarët që u përpoqën të lirojnë vendin e tyre nga komunizmi gjatë periudhës 1949-1953. Fakti që misioni i tij nuk ia doli, jo për fajin e tij, ishte trishtimi më i madh i jetës së tij. Pjestarët e familjes së tij brutalisht u masakruan dhe ai u detyrua të kalonte 17 vite në internim përpara se të emigronte në SHBA. Dhe përsëri ai më tregoi mua se nuk u pendua nga qëllimi i tij që të krijonte një Shqipëri të lirë dhe i vinte keq vetëm sepse misioni i tij nuk ishte i suksesshëm. Shumë nga shokët e tij dhanë jetët e tyre për këtë kauzë, u vranë gjatë aksionit në fushën e betejës. Adem Gjurra mbijetoi betejën për më shumë se 30 vjet, mjaftueshëm gjatë që të tregonte historinë e tij. Sidoqoftë ai dha shumë nga jeta e tij për vendin e tij. Gjeneratat e mëvonshme të shqiptarëve do ta nderojnë kujtimin e tij pasi liria për të cilën ai luftoi u arrit”. Për Adem Gjurrën dhe të tjerë luftetarë të lirisë së Shqipërisë e patriot të Kombit  duhet synuar të përkujtohet vepra e tyre. Adem Gjurra meriton që në Dibër apo dhe Tiranë të ketë vlerësimin e merituar historik si; dekorim, emër rrugë, sheshi, bust. Ky propozim është minimumi ndaj këtyre kollozëve të historisë së Shqipërisë. Unë nuk kam gjë në dorë, por shpresoj që ky apel të bie në veshët e atyre që kanë detyrë të vlerësojnë personalitetet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular