BallinaKryesoreXhemal Gjunkshi "pushon" nga puna Olta Xhaçkën, Rama dhe drejtësia të reagojnë

Xhemal Gjunkshi “pushon” nga puna Olta Xhaçkën, Rama dhe drejtësia të reagojnë

Sot nga selia Blu, ish-deputeti i Partisë Demokratike Qarku Dibër Xhemal Gjunkshi në vijim të akuzave të mëparshme ndaj Olta Xhaçkës, ka bërë të ditur fakte të forta, konkrete, të cilat kanë tronditur opinionin publik. Nuk është hera e parë që ministrja e Mbrojtjes është në qendër të sulmeve për skandalet e institucionit që drejton, por udhëtimi i saj me helikopter “taksi” në Dibër, atje ku është caktuar si drejtuese politike e PS, ka qenë prej ditësh në fokusin e denoncimeve të opozitës.

Që më 22 nëntor Xhemal Gjunkshi solli për qytetarët pamjet nga helikopteri ushtarak i cili së bashku me znj.Xhacka zbrisnin tek ish-reparti i Dovalanit të cilin e kanë përdorur si helidrom e më pas merrte makinën për të shkuar në Peshkopi dhe anasjelltas. Kjo ardhje e ministres në Dibër sipas ish-deputetit të PD, është për arsye elektorale duke qenë se ajo është drejtuese politike.

Nga Ministria e Mbrojtjes, kryeministria, deri më tani ka pasur heshtje ose tentavivë për ta zbehur këtë akuzë duke e konsideruar si një mashtrim, pasi zonja ministre nuk ishte e atillë që të përdorte helikopterin ushtarak për fushatë elektorale. Në fakt edhe tentativa e përgënjeshtrimit të lajmit nga zyra e shtypit në emer të institucionit, ishte si “pranim” i akuzës. Ende s’kemi parë me zë dhe figurë vet ministren e Mbrojtjes ta hedh poshtë denoncimin e opozitarit Xhemal Gjunkshi.

Reagimi zyrtar në emër të ministrisë nuk thoshte asgjë. Thuajse e pranonte akuzën e Xhemal Gjunkshit, për faktin se në vend që të sillte fakte që ministrja Xhaçka ka qenë në Dibër për çështje pune, në të gjitha rreshtat e njoftimit të shpërndarë, merreshin me gjeneralin, ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Opinioni publik priste tjetër gjë. Priste të vërtetën sipas Xhaçkës që nuk e kemi deri më tani, pasi siç duket e vërteta është një dhe vetëm një, ajo e gjeneral Gjunkshit.

Ka pasur një reagim të zv/ministrit te Mbrojtjes Petro Koçi i cili nuk kupton asgjë nga Forcat e Armatosura, por përdoret si kamikaz politikë brenda institucionit (faktet nuk mungojnë, por nuk është ky momenti), që duhet të jetë sa më i pavarur politikisht.
Nga Rama, si kryeministri i vetëm në rajon e më gjerë që rri gjithë ditën në FB, televizione dhe është bërë si gogoli i fëmijëve sërish nuk ka pasur ndonjë reagim në mbrojtje të ministres së tij të Mbrojtjes.

Opozita sërish jo vetëm në kuadër të punës së saj të përditshme të denoncimit të skandaleve të kësaj qeverie e zhytur deri në fyt, nxori sërish Albana Vokshin për ta ridenoncuar këtë skandal me pamjet që ishin të njëjtat, të qarta dhe tregonin fluturimin e Xhaçkës në Dibër.

Sot gjeneral Gjunkshi tregoi të tjera fakte skandaloze, e si ish-ushtarak ai “gjuajti” me artileri të rëndë ndaj mashtrimeve të Olta Xhaçkës.
Nga foltorja në PD, ish deputeti tha se: – “E vërteta është se Ministrja e Mbrojtjes nuk e ka përdorur vetëm një herë helikopterin ushtarak Cougar për fushatën e PS. Vetëm 2 muajt e fundit, helikopteri ushtarak operacional ka udhëtuar 22 herë për në Dibër për t’i shërbyer Olta Xhaçkës. Nuk ka patur asnjë stërvitje, nuk ka qenë për asnjë detyrë të saj funksionale, por ka shkuar me funksionin e drejtueses së qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste”.

“Helikopteri ushtarak, që përdoret për qëllime stërvitore apo si ambulancë dhe operacione të tjera, që mban 27 persona në bord, përdoret si lodër nga Olta Xhaçka me 4-5 persona të stafit të ngushtë politik për qëllime partiake, madje ka bërë edhe 2 rrugë brenda ditës, vajtje-ardhje. Ajo nuk ka asnjë shans t’i fshihet drejtësisë, sepse lëvizjet e saj dhe të helikopterit për fushatën e Partisë Socialiste janë të regjistruar në 24 kompjutera.  100 milionë lekë të harxhuar për të përdorur si taksi elektorale helikopterin ushtarak në vetëm 2 muaj, nuk mund të fshihen dot!” – thotë ndër të tjera Xhemal Gjunkshi.

Gjeneral Gjunkshi sfidon ministren Xhacka duke bërë publike dhe grafikun e udhëtimeve të saj. E ndërsa deri më tani nuk kemi pas ndonjë reagim të saj dhe kryeministrit Rama, denoncimi i sotëm është edhe më i rëndë.
Sot Xhemal Gjunkshi ka “pushuar” nga puna Olta Xhackën. Dy rrugë ka, ose te justifikojë udhëtimet për çështje pune (ushtrie dhe jo partie në Dibër), ose të jap dorëheqjen siç ka dhe kërkuar në emër të PD, ish-deputeti Xhemal Gjunkshi.
Tashmë mbetet në dorë të Ramës për ta formalizuar dorheqjen dhe drejtësisë për ta hetuar. Kjo duhet të ndodh urgjent!. Redaksionale e startnews.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular