BallinaShow BizzA ja bën kafen Çiljetës në mëngjes? Albana Hoxha flet për marrëdhënien...

A ja bën kafen Çiljetës në mëngjes? Albana Hoxha flet për marrëdhënien me këngëtaren

Alban Hoxha, portieri i Partizanit dhe i Kombëtares, është një nga personazhet më të komentuar dhe të vlerësuar në futboll. Prej vitesh ai është pjesë e ekipit të të kuqve, ndonëse nuk i kanë munguar asnjëherë ofertat për të qenë pjesë e një ekipi tjetër, pse jo edhe nga skuadra të huaja.

Albani po ashtu është edhe portier i Kombëtares dhe herë pas herë angazhohet me ndeshjet përfaqësuese që ne kemi, sikurse ndodhi këto javët e fundit.

Ekipi i Partizanit mbetet një ndër më të vlerësuarit nga tifozeria, ndaj jo më kot ka fituar 16 herë kupën e Ligës Superiore dhe 15 herë kupën e Shqipërisë. Përtej një karrierë të gjatë në futboll, Albani është edhe një baba shumë i përkushtuar për djalin e tij, të cilit i dedikon sa më shumë kohë që mundet, duke e marrë edhe në stërvitje herë pas here.

Albani ishte i ftuar sot në ‘Wake Up’ ku foli për raportin me të birin, por edhe marrëdhënien me Çiljetën.

“Kjo është një zgjedhje që nuk duam të bëjmë publike, janë gjëra personale. Kështu që nuk kemi çfarë ndajmë me publikun.

Unë u zgjova i pari sot. Stërvitjen e kam herët në mëngjes, kështu që duhet të çohem herët, përveç asaj pjesës që nuk mund të ngrihesh në minutën e fundit dhe të shkosh në stërvitje”, tha Albani.

I pyetur me shaka nëse ja bën ai kafen e mëngjesit Çiljetës, portieri u përgjigj: “Jo jo, deri të kafja jo. Unë çohem pi kafen te lagja, nuk bëj zhurmë kur çohem herët, që mos e bezdis”.

A ja bën kafen Çiljetës në mëngjes? Albana Hoxha flet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular