BallinaKronikeFOTO/Kush është Leksi i Druve, u plagos sot në atentat

FOTO/Kush është Leksi i Druve, u plagos sot në atentat

Plagosje me armë zjarri në autostradën Lezhë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:20 pranë një lokali ku janë dëgjuar të shtëna dhe ka mbetur i plagosur 42-vjeçari Aleksandër Deda, që njihet si biznesmen në Lezhë.

Deda është i njohur në qytetin e Lezhës me nofkën ‘Leksi i Druve’.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që nuk dihen motivet e krimit. I plagosuri është nisur në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi një nga plumbat e ka kapur në pjesën e gjoksit, çka i ka shkaktuar komplikime.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet për një atentat ndaj 42-vjeçarit. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe rreth 5 km nga vendi ku ndodhi plagosja ka gjetur një  automjet tip “Audi” duke u djegur. Brenda automjetit është gjetur edhe një armë zjarri, që dyshohet të jetë arma e krimit.

E gjithë policia është përqendruar pranë automjetit të djegur, të cilit sipas burimeve i ishin hequr targat para se t’i vihej flaka.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular