BallinaKryesoreMinistrja e Arsimit tregon çfarë do të ndodhë më tej me shkollat

Ministrja e Arsimit tregon çfarë do të ndodhë më tej me shkollat

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shpjeguar se si do të vazhdojë mësimi në shkolla në situatën e pandemisë. Në një lidhje për emisionin “Opinion”, Kushi tha se çdo shkollë do të marrë vendimin në bashkëpunim me zyrën arsimore dhe drejtorinë e kujdesit shëndetësor në çdo qytet, në varësi të situatës epidemiologjike.

“Ajo që na takon ne pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të kombinuar mësimin online me atë në shkolla është, që ne u mblodhëm u konsultuam, bëmë një analizë të vendeve të tjera dhe hartuam shtojcën e udhëzuesit.

Vendimi i parë që ne morëm ishte që në zbatimin e varianteve të kësaj strategjie të kishte fleksibilitet midis shkollave të ndryshme. Çdo shkollë merr vendimin në bashkëpunim me zyrën arsimore dhe drejtorinë e kujdesit shëndetësor”, – tha Kushi.

Ministrja e Arsimit tha se nxënësit nga klasa e parë në të 5-ën dhe maturantët do të vazhdojnë të shkojnë në shkollë.

“Nga 1760 shkolla që kemi në të gjithë territorin, në 1360 shkolla mësimi vazhdon sipas skenarit të parë, në të njëjtën mënyrë siç është tani. Ne kemi vendosur që cikli fillor nga klasa 1-5 dhe maturantët të vazhdojnë me të njëjtët skenarë. Do të jenë në shkollë. Kemi menduar se këto dy kategori duhet të jenë me prezencë fizike.

Nga klasa 6-11 do të kenë mësim të alternuar. Alternativat ishin një javë në shkollë dhe një online, ose brenda javës 2 ditë në shkollë dhe 3 ditë online”, – tha ministrja duke pohuar se është vendosur për variantin e dytë në mënyrë që të mos ketë shkëputje të gjata të nxënësve.

Ministrja u pyet edhe nëse është e parashikuar të ketë një mbyllje totale të shkollave në rast të rritjes së shifrave. Kushi tha se edhe ky variant nuk përjashtohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular