BallinaKryesoreSot nxënësit mbetën pa mësim online, ja 4 dështimet e plafformës Akademik.al

Sot nxënësit mbetën pa mësim online, ja 4 dështimet e plafformës Akademik.al

Sot nxënësit që do të nisnin ditën e  parë të mësimit online e patën thuajse të pamundur një gjë të tillë. Plaftorma e propoganduar më të madhe nga Ministria e Arsimit se do t’i jepte zgjidhje problemit të mësimit, sot nuk ka funksonuar.
Së pari; nxënnësit mezi aksesoheshin për të hyrë në platformën Akademi.al dhe ne ekran të kompjuterit të tyre dilte që ka një problem.
Së dyti; edhe kur hyje tek platforma ishte shumë e vështirë për nxënnësit të futeshin tek klasa pasi aty dilte; 504 Gateëay Time-Out.
Së treti; nuk kishte asgjë në platformë të hedhur nga mësuesit e ndoshta kjo, jo për fajin e tyre.
Së katërti; tek plaforma në lëndët përkatëse në rastin më të mirë sot numri i nxënësve të regjistruar për një klasë shkonte tek 50% e tyre. Duhet theksuar që kur kjo ndodh në Tiranë, imagjinojeni situatën në rrethe apo zona të thella. Ky ishtë një super dështim.
Ishte një dështim saqë dhe mësuesit e pranuan por me fjalë të thjeshta kur iu shkruanin prindërve (platforma pati ngarkesë sot) faleminderit për mirëkuptimin.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular