BallinaAktualitetTragjike/12 viktima, raste të reja me COVID 19 në 24 orë. Harta...

Tragjike/12 viktima, raste të reja me COVID 19 në 24 orë. Harta dhe gjendja ne spitale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën

Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.176 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 474 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 832 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan,

27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje,

17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë,

11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh,

3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet,

1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

 

COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                         832

Të shëruar ne 24 orë                      535

Të shtruar në spitale                       506

Humbje jete në 24 orë                  12

Testime ditore                             2.176

 

Testime totale                 192.620

Raste pozitive                   39.014

Raste të shëruara              19.384

Raste Aktive                      18.808

Humbje jete                       822

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9827

Durrës 1360

Elbasan 831

Fier  1455

Korçë 999

Vlorë 959

Shkodër 892

Lezhë 725

Berat 606

Kukës 409

Dibër 211

Gjirokastër 534

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular