BallinaKronikeVIDEO/Biznesmeni i plagosur në aksin Lezhë-Laç shkoi vetë në spital, u qëllua...

VIDEO/Biznesmeni i plagosur në aksin Lezhë-Laç shkoi vetë në spital, u qëllua teksa…

Një atentat me armë zjarri i është bërë pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç, biznesmenit 42 vjeçar Aleksandër Deda, gjatë të cilit ka mbetur i plagosur.

Nga ky atentat Deda ndonëse ka mbetur i plagosur, ka shkuar vetë në spitalin e Lezhës. Mesohet se ai është plagosur teksa ka qenë duke ecur me makinë.

Nga aty është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi një nga plumbat e ka kapur në pjesën e gjoksit, çka i ka shkaktuar komplikacione

Në këto momente nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, nëse është në rrezik për jetën apo e ka kaluar. Pak minuta pas plagosjes së tij policia ka gjetur një makinë të shkrumbuar në aksin e vjetër Lezhë-Milot pranë urës mbi lumin Mat, e cila dyshohet se është e autorëve, të cilët nuk janë identifikuar ende.

Automjeti i djegur tip Audi, është gjetur rreth 5 kilometër larg nga vendi ku është bërë atentati ndaj Dedës dhe brenda saj është gjetur një armë zjarri, e cila dyshohte të jetë arma e krimit, me të cilën është qëlluar ndaj biznesmenit. Ndërkohë sipas burimeve, makinës i ishin hequr targat para se t’i vihej flaka.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular