BallinaKronikeZbardhet dëshmia e 20-vjeçarit shqiptar, që vrau biznesmenin grek. Si e vrava...

Zbardhet dëshmia e 20-vjeçarit shqiptar, që vrau biznesmenin grek. Si e vrava dhe i vura flakën

Detaje tronditëse janë zbuluar nga policia greke pas ngjarjes së rëndë ku shqiptari i vuri flakën një biznesmeni grek, në hotelin e tij në San Torini, të Greqisë.

Pas arrestimit të shqiptarit në shtëpinë e tij në Messara ku jetonte me dy bashkatdhetarë të tjerë, pas nëntë orësh heshtje ka treguar para autoriteteve krimin makabër.

Shqiptari menjëherë pas krimit shkoi në shtëpinë e një shoku, ndërroi rrobat dhe shkoi për kafe. Por ai u detyrua të kthehej në skenën e krimit sepse kishte harruar diçka dhe me atë rast mori edhe celularin e viktimës dhe e hodhi në det. Pas këtij momenti ai bëri shëtitje në ishull dhe të nesërmen shkoi sërish në punë!

Dëshmia e shqiptarit:

“Unë punoj në Greqi për të jetuar. Kam ardhur dy herë të punoj dhe t’i dërgoj para nënës dhe tre motrave. Hotelieri më kishte borxh 200 euro. Shkova të enjten në mëngjes për t’i kërkuar paratë. Por ai nuk më dha ato të miat. Ai mori një shishe uiski dhe më sulmoi për të më goditur. I kapa dorën dhe e shtyva dhe pastaj ai ra poshtë. Në këtë moment kuptova se ai ishte i vdekur”, i tha ai policisë.

Më pas shqiptari ka treguar se e ka tërhequr 69-vjeçarin brenda dhe në gjendje shoku e goditi me grushte.

Më pas autori i krimit gjen disa lecka dhe përpiqet t’i pastrojë njollat e gjakut që kishin rënë në dysheme. Pastaj ai tërheq përsëri 69-vjeçarin, në një hapësirë ​​të ngushtë ngjitur me sallën e pritjes, vendos kufomën, e lyen atë me vodka, vendos letra për të ndezur zjarrin dhe më pas zhduket.

Ngjarja

Një nga hotelierët më të njohur të Santorinit u gjet i vdekur të Premten në mëngjes. Ishte shërbimi zjarrfikës, i cili mori një denoncim për rënien e një zjarri në zonën e Oia. Viktima u identifikua si biznesmeni Nikos Halaris, pronar i hotelit “Nikos Villas”.

Rreth orës 9 të mëngjesit, banorët e zonës thirrën zjarrfikësit, pasi panë tym nga brenda hotelit dhe konkretisht nga salla e pritjes. Kur të katër zjarrfikësit mbërritën, ata zbuluan se i vetmi vend ku kishte zjarr ishte në trupin e pronarit 69-vjeçar.

20-vjeçari shqiptar, ka “eliminuar” dhe më pas e ka djegur pronarin, pasi ky i fundit i kishte 200 euro pa i dhënë. Autoritetet greke më pas e arrestuan 20-vjeçarin shqiptar me akuzën e vrasjes dhe djegies së trupit të pronarit të hotelit të njohur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular