BallinaAktualitet14 viktima brenda 24 orëve nga koronavirusi, ja sa raste të reja...

14 viktima brenda 24 orëve nga koronavirusi, ja sa raste të reja kishte sot në…

Vijojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet shëndetësore sot kanë regjistruar 555 raste të​ reja, pas marrjes së​ 1,340 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 324 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 13,722.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 40,672 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1,040 pacientë kanë vdekur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular