BallinaKryesoreBanorët e Dibrës në protestë kundër ndërtimit të projektit HEC Skavica

Banorët e Dibrës në protestë kundër ndërtimit të projektit HEC Skavica

Banorët e Dibrës , që përfshihen në  pellgun i Drinit të Zi, u mblodhën sot për të kundërshtuar projektin e paraqitur nga Kryeministri Rama për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Nl mbështetje të tyre ishte Shoqata për mbrojtjen e pelgut të Drinit të Zi.

Megjithëse në kushte pandemie dhe në dijeni të masave shtërnguese dhe ndalimit të grumbullimeve, banorët sërish u mblodhën në kodrën ku ndodhet lapidari i betejës së Torviollit.

Të shumtë në numër ato dhanë argumentet e tyre kundër ndërtimit të këtij baseni gjigand, që do të mbyshte gjithë fushën e Dibrës dhe do të shpërngulte mbi 10 mijë banorë.

Ndërtimi i një liqeni kaq të madh dhe shpërngulja e pbesës më të madhe të Dibrës nuk do të justifikohej për asnjë arsye.

Shpesh është thënë se ndërtimi këtij baseni do të shpëtonte Shkodrën nga përmbytjet, por kjo nuk do të ishte normale , të nbytej Dibra përjetësisht që të shpëtohet Shkodra nga përmbytjet disa ditore.

HEC i Skavicës do të plotësonte gjithë nevojat e vendit me energji, ndërkohë që shqipëria ka kapacitete energjitike mjaftueshëm.

Ato janë të vendosur dhe do të kundërshtojnë çdo projekt që anashkalon banorët vendas, dhe bën marrëveshje apo projekte pa u ulur dhe pa marrë më parë mirattimin e banorëve të zonës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular