BallinaAktualitet“Çerdhet e kopshtet s’përbëjnë rrezik”, Komiteti i Ekspertëve: Për festat e fundvitit...

“Çerdhet e kopshtet s’përbëjnë rrezik”, Komiteti i Ekspertëve: Për festat e fundvitit duhet të….!

Komiteti i ekspertëve iu përgjigj gjatë komunikimit të sotëm edhe interesimit të gazetarëve. Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha se nuk ka arsye për mbylljen e çerdheve apo kopshteve, pasi kjo kategori nuk përbën rrezik.

Ata po ashtu këshilluan të evitohen të gjitha grumbullimet për festat e fundvitit, duke qënë se jemi në prag të tyre.

“Sa i përket çerdheve dhe kopshteve, nuk kemi evidentuar trend në rritje, në moshën 0 deri në 4 vjec incidenca është shumë e ulët. Nuk kemi evidentuar shpërthime masive në çerdhe apo kopshte. Grumbullimet masive dhe festat sigurisht që janë element që duhet të priovohen, të ndalohen. Tani e tutje është e mirë të festojmë në familjen e ngushtë”,- tha Tomini.

Të pyetur nëse spitalet Covid në Shqipëri janë në gjendje të presin edhe pacientë nga Lugina e Preshevës, Rakacolli u shpreh: “Kjo nuk është diskutuar akoma do shikojmë si zhvillohet situata epidemiologjike. Kjo varet nga të sëmurët që kemi ne këtu”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular