Teksa tentonte të grabiste një supermarket, një 24 vjeçar nga Elbasani i dyshuar për dhjetëra vjedhje është arrestuar në flagrancë nga policia.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur patrullat kanë arrestuar të riun Nazmi Liçi.
24 vjeçari ishte kthyer në makthin e shumë bizneseve në zonë, duke grabitur jo vetëm sendet me vlerë por çfarë i dilte përpara.
Siç shihet në video, i riu zvarritet për të hyrë përmes një vrime në një prej supermarketeve, që shënoi edhe vjedhjen e fundit të tij pasi u kap nga policia. Ai përdorte leva për të hapur qepenat e dyqaneve.