BallinaKryesoreKontrolli teknik i mjeteve, nga 2021 do bëhet çdo 2 vjet, mjetet...

Kontrolli teknik i mjeteve, nga 2021 do bëhet çdo 2 vjet, mjetet e reja pas 3 viteve të para. Tarifa nuk ndryshon

Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm shërbimi i kontrollit të makinave do ti kalojë shtetit. Në një intervistë për News24 drejtori i përgjithshëm i shërbimit të transportit rrugor Blendi Gonxhja thotë se 15 drejtoritë rajonale të shërbimit të transportit rrugor do të ofrojnë këtë shërbim, pasi 31 Dhjetori shënon përfundimin e koncesionit nga kompania SGS Albania.

“Në aspektin e DPSHTRR ne marrim të gjitha asetet inventare në shëbrim dhe vijojmë shëbrimimin edhe me mbështetjen e koncensionarit për tre muajt në vijim sipas detyrimeve kontraktuale.” – tha Gonxhe.

Blendi Gonxhja sqaron se rregullat e reja nuk kanë fuqi prapavepruese, pra mjetet do të bejne kolaudimin ne vitin 2021 dhe kontrolli pasardhes do të bëhet në vitin 2023. Ai thotë gjithashtu se ndryshimi i rregullave ka për qëllim lehtësimin e drejtuesve të automjeteve. Gonxhja specifikon si do operohet me mjetet e reja dhe ato të përdorura.

“ Ka qënë e tepërt që mjetet e reja të kalonin në kolaudim. Në fakt nuk duhet të kalonin vitin e parë dhe mendojmmë të shtrinim në 3 vjet. Të gjitha mjetet e tjera për transportin e udhëtarëve autoshkolla taksi, mendojmë të bëjmë zgjatjen e afatit me një vit edhe për këto mjete.” u shpreh ai.

Për këtë shërbim shteti do të mbajë të njëjtën tarifë që kishte privati dhe prenotimi i takimit do të kryhet njëlloj si më parë.

“Nuk do të rrisim kurrë tarifat. Tarifat ne duam që ti ulim.Jo vetëm që do të aplikohet online por do të jetë dhe I korigjuar sepse sot ky sistem ishte peng i sistemeve.”-tha Gonxhe.

Pyetjes se a do të jepet sërish ky shërbim me koncesion, drejtori Gonxhja i përgjigjet kështu.

“Nëse do ishte një koncension do ishte një gjë që do e bënin privatët dhe do ishte një tarifë që privatët do e merrnin dhe shteti do të fliste për tarifa por këtu nuk kemi asnjë gjë të tillë pra nuk mund të kishte edhe fonde të shtetit dhe tja japi koncensionit.”-vijoi ai.

Kontrata koncesionare për shërbimin e kolaudimit të mjeteve mes shtetit shqiptar dhe kompanisë SGS Albania ishte me afat 10-vjeçar. Ajo përfundoi në shtator të vitit të kaluar, por qeveria vendosi ta shtyjë edhe me 16 muaj të tjerë vlefshmërinë e saj, duke lënë si afat të dytë 31 dhjetorin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular