BallinaPolitike“Basha akuzohet nga njerëz që flasin me të vdekur”, Korab Lita: Komisioni...

“Basha akuzohet nga njerëz që flasin me të vdekur”, Korab Lita: Komisioni i Posaçëm i Dick Martyt një marrëzi

Deputeti Korab Lita, në fjalën e mbajtur në parlament, deklaroi se këta ditë, lideri i opozitës Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur prova për krimet në luftën e Kosovës nga njerëz që flasin me të vdekur.

Lita theksoi se lufta e UÇK-së është e pastër, kurse shtoi se Komisioni Hetimor i Dick Martyt është një marrëzi.

“Lufta e UÇK ka qenë e pastër. Qeveria ka miratuar një Komision, për raportin e një senatori, emri i së cilit tingëllon keq në anglisht. Duke e bërë pjesë të parlamentit këtë komision, ne dëmtojmë Kosovën.

Po luhet me procesin shtet-formues të Kosovës. Lideri i opozitës akuzohet nga persona që flasin me të vdekur. Ramush Haradinaj, një hero i gjallë, akuzoi Ramën. Të fusim edhe këto akuza në proces”, tha Lita.

 

 

Më tej, Lita deklaroi se qeveria po merr vetëm borxhe, duke bërë që shqiptarët të zhyten përditë e më shumë në krizë ekonomike.

“Unë gjithmonë kam votuar pro për gjithçka që është e rëndësishme. Çdo ditë e më shumë Shqipëria po futet në borxhe tek ndërkombëtarët. Qeveria i bën taksat e shqiptarëve rrush e kumbulla dhe merr borxhe nëpër botë. Qeveria futi krizën ekonomike, futen në borxhe, duke luajtur me fatet e njerëzve”, u shpreh Lita.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular