BallinaKronikeDëshmitë/Si u ekzekutua shqiptari ne Brazil duke ngrënë mëngjes! Vrasësi ishte me...

Dëshmitë/Si u ekzekutua shqiptari ne Brazil duke ngrënë mëngjes! Vrasësi ishte me motor

Një 47-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje ndërsa ishte ulur në një restorant në Jardins, në rajonin qendror të São Paulos, në Brazil, mëngjesin e së martës.

Policia Civile ka nisur menjëherë hetimet për shkaqet e vrasjes, megjithëse autori i vrasjes ende nuk është identifikuar. Krimineli nuk ishte identifikuar deri pasdite vonë. Viktima, Ilir Zelka nga Tirana, ka qëndruar në një hotel, në një prej zonave të pasura atje që nga 20 nëntori.

Të martën në mëngjes, rreth orës 11:10, teksa ishte ulur për të konsumuar mëngjesin, ai u qëllua për vdekje në restorant. Dëshmitarët i thanë Policisë se një person me motor, i cili ishte veshur me një këmishë të kuqe dhe kishte një kokore rozë, shkoi në vendin e ngjarjes, qëlloi më shumë se një herë viktimën dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Fakti që autori i vrasjes nuk bëri asnjë veprim tjetër dhe viktimës nuk i kishte grabitur asgjë me vlerë, ka orientuar hetuesit drejt një vrasjeje me paramendim, megjithëse motivet ende nuk dihen. Pasi realizoi vrasjen, i dyshuari braktisi motorin, ndërroi veshjet shumë larg vendit të krimit dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Sipas Policisë vendase, motori i përdorur për vrasjen ishte një “Honda”.

Ilir Zelka mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat dhe u transportua me një ambulancë në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Zelka prej 20 nëntorit, sipas mediave braziliane, qëndronte në një hotel në Jardins, qendra e qytetit, teksa rezulton se ka pasur firmë private në Çeki. Saktësisht kompania mban ende mbiemrin e tij dhe është regjistruar në Çeki. Më 9 mars të 2019-ës ai ka hequr dorë si ortak. Ndërkohë, sa i përket vrasjes së tij, menaxheri i bar-restorantit, Osmar Américo dos Santos, ka dëshmuar se deri para dy javësh shqiptari vinte në barrestorant dhe porosiste 3 vakte në ditë. Policia Civile po kërkon kamera sigurie për të provuar të identifikojë dhe arrestojë motoçiklistin që qëlloi dhe vrau shqiptarin Ilir Zelka. Përveç kërkimit të imazheve video, që mund të kenë regjistruar të dyshuarin, hetuesit po përpiqen të zbulojnë se cilat ishin motivet për vrasjen. Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular