BallinaKronike“Donte të gjuante drejt makinës”, Hilë Gjini tregon si i sulmoi 69-vjeçari:...

“Donte të gjuante drejt makinës”, Hilë Gjini tregon si i sulmoi 69-vjeçari: Fëmijët u përleshën me të

Një plagosje me armë zjarri u regjistrua më 1 dhjetor në fshatin Balldre të Lezhës. I plagosur ka mbetur 43-vjeçari, Hilë Gjini, i cili ka qenë në makinë kur i ka dalë përpara autori i ngjarjes, Gjergj Gjini, 69 vjeç.

Hila ka qenë në makinë së bashku me 4 fëmijët e tij kur i ka dalë para Gjergji me pistoletë në dorë, të cilën e lëvizte sa majtas dhe djathtas. 43-vjeçari ka dalë nga makina dhe teksa ka tentuar që t’i marrë pistoletën ai ka goditur dhe e ka plagosur në këmbë.

Hilë Gjini ka dhënë nga spitali i Lezhës një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar versionin e tij të ngjarjes. I pyetur se a ka patur probleme prone me të akuzuarin, ai u shpreh se nuk ka patur asnjëherë probleme me të.

Ndërkohë shton se Gjergji ka patur konflikte të tjera, por vetë ai nuk ka patur asnjëherë probleme me të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular