BallinaAktualitetEMRI+FOTO/Ishte në Turqi për kurim, Covid i merr jetën oficerit në Portin...

EMRI+FOTO/Ishte në Turqi për kurim, Covid i merr jetën oficerit në Portin e Durrësit. Ja dedikimi i mikut të tij

Covid-19 i merr jetën oficerit të Policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit, Bibë Dodë Qokaj. Lajmin e kanë konfirmuar miq e kolegë të tij në rrjetet sociale. Sipas të afërmve, Qokaj ishte në Turqi ku po kurohej për shkak se ishte infektuar me koronavirus, por ai nuk ia ka dalë dot. Mbrëmjen e të mërkurës trupi i tij u soll i pajetë me një avion çarter nga Stambolli.

Një yll shkeputet sonte nga shpia e madhe e fisnike e Pal Mark Elezit të Currajve të Epërm.

Ora 22.00 Rinas. Dhimbje dhe lot, e pabesueshme por e vërtetë, një avion Çarter sjell nga Stambolli trupin e pajetë të oficerit të policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit Bibë Dodë Qokaj.Kjo sëmundje e pabesë e shekullit u tregua e pamëshirë me djalin tonë 55 vjeçar.

Sa njerëz prite e përcolle në Portin e Durrësit prej 20 vjetësh me buzëqeshjen tënde fisnike e sonte veshe në zi Rinasin e Durrësin.

Biri i familjes fisnike tē Pal Mark Elezit të Mirashmarkajve Curraj i Eperm Nikaj – Mertur , nipi i Prek Pal Qokaj “që nuk iu ngri manxerrja në dorë në Zeledinë”.

Eh more Bibë djali veshe Curraj e Nikaj – Mertur e Palq në zi, lot e dhimbje për të ritë tënd e për shpirtin tënd të bardhë e të dlirë.
Të qoftë i lehtë dheu vëlla, kumbarë dhe shok i mirë Bibë Dodë Qokaj!
& Mark Sokoli & Sokol Qokaj & Tunxh Vatnikaj”, shkruhet në faqen Nikaj Mertur News.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular