Eurodeputetja socialiste dënon ashpër Ramën dhe ligjin e medias. Raporti në PE pritet të jetë më kritiku në këto 20 vite

0

Edhe eurodeputetja socialiste Santos e dënon ashpër Ramën e ligjin e medias. Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian pritet të jetë më kritiku në këto njëzet vite

Projekt raporti për Shqipërinë i socialistes portugeze Isabele Santos dënon me fjalët më të ashpra cënimet e lirisë së medias në vendin tonë dhe shpreh “shqetësim të thellë” për ligjet antishpifje të qeverisë Rama i cili duhet përshtatur me opinionin e Komisionit të Venecias. Gjithashtu Santos “shënon me shqetësim mungesën e progresit në lirinë e shprehjes dhe në heqjen e pengesave për funksionimin e mediave të pavarura”.
Rama e miratoi ligjin e medias në dhjetor 2019 përballë kundërshtimit e kritikës të opozitës, shoqërisë civile e ndëkombëtarëve. Por në janar 2020 ai u detyrua nga të tërhiqej para presionit të shtuar nga Brukseli dhe nuk rrëzoi në Kuvend dekretin e kthimit të ligjit; ai premtoi se do të ndiqte rekomandimet e “Venecias”.
Eurodeputetë si raporteri David Lega e kanë quajtur ligjin një pengesë serioze në rrugën drejt Europës duke shtuar se Rama tregohet i ashpër me gazetarët e i butë me narkobosët
Në mars 2020 Këshilli Europian e listoi ligjin e medias si kushtin e 15 për të çelur negociatat.
Edhe pse opinioni i Venecias u miratua në qershor 2020, sot, pas gjashtë muajsh Rama nuk ka pasqyruar rekomandimet e tij dhe nuk ka nisur konsultime me grupet e interesit siç ka insistuar Komisioni Europian. Draftet e reja që qeveria shpërndau në shtator përmbanin vetëm ndryshime kozmetike.
Është interesant që një gjuhë e ashpër kundër Ramës po përdoret nga një socialiste si Santos, e cila më parë nuk është dalluar për kritika ndaj qeverisë së Tiranës.
Drafti do t’i nënshtrohet debatit në Komisioinin e Jashtëm dhe në mars 2021 parashikohet të votohet në plenare. Ende nuk dihet nëse teksti i Santosit do të amendohet.

Nga projekt raporti Santos për Shqipërinë:

Shoqëria civile dhe media

31. Thekson nevojën për përmirësim të klimës të funksionimit të shoqërisë civile dhe nxit autoritetet të garantojnë konsultim të duhur dhe gjithëpërfshirës dhe të rrisë qëndrueshmërimë financiare të sektorit jo qeveritar.
32. Thekson me shqetësim mungesën e progresit të lirisë së shprehjes dhe të pengesave për funksionimin e duhur të medias të pavarur.
33.Bën thirrje për rëndësinë e garantimit të gazetarisë cilësore dhe shkrimit mediatik për funksionimin e demokracisë dhe për të sulmuar keqinformimim.
34. Dënon dhunën, intimidimin, fushatat e njollosjes dhe presionik tërthorazi politik e ekonomik kundër gazetarëve, që kufizon lirinë e medias, shkakton vetcensurim dhe cenon përpjekjet për zbulimin e korrupsiomit dhe krimit të organizuar;
35. Shpreh shqetësimim e thellë për mekanizmat e propozuar tek p/ligji i medias dhe mirëpret zotimim për të miratuar ndryshimet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias

Civil society and the media

31.​Underlines the need to improve the climate for the functioning of civil society and urges the authorities to ensure meaningful, timely and representative consultations, and to enhance the financial sustainability of the non-governmental sector;

32.​Notes with concern the lack of progress on freedom of expression and the obstacles to the proper functioning of the independent media;

33.​Recalls the importance of ensuring quality journalism and media literacy for the functioning of democracy and in tackling disinformation;

34.​Condemns the violence, intimidation, smear campaigns and indirect political and financial pressure directed against journalists, which seriously stifle media freedom, induce self-censorship and gravely undermine efforts to uncover crime and corruption;

35.​Expresses grave concern about the proposed measures under the draft media law and welcomes the commitment to adopt amendments only if they are assessed as being fully in line with the Venice Commission’s recommendations;

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.