BallinaKronikeKapen 2 ton drogë në Spanjë, shqiptarët rol kyç në aktivitetin kriminal

Kapen 2 ton drogë në Spanjë, shqiptarët rol kyç në aktivitetin kriminal

Një operacion ndërkombëtar është zhvilluar në Spanjë duke përfunduar në kapjen e 2 ton marijuanë dhe arrestimin e 19 personave.

Në operacion morën pjesë 300 agjenë dhe u kryen kërkime në 63 shtëpi për të arritur në 34 mijë bime kanabisi dhe 467 kg kërp, 14 automjete dhe 20 mijë euro, pistoletë etj.

Policia Nacionale spanjolle tregon se organizata kryesore drejtohej nga holandeze dhe mbështetej nga shqiptarë e holandezë.

Shqiptarët ishin përgjegjës për kultivimin e kanabisit kurse spanjollët për logjistikën.

Policia thotë se plantacionet dhe kopshtarët ishin të shumë të specializuar për kultivimin e kanabisit.

Arrestimet u kryen në 3 shtete, kur pjesa e më e madhe ndodhën në Spanjë, plot 14, 4 në Holandë e 1 në Belgjikë.

Gjithashtu një prej shqiptarëve ishte më i besuari për organizatën e holandezëve. Me ndihmën e tij Policia Nacionale arriti që të gjente përgjegjësin kryesor në Barcelonë dhe më tej operacioni të shtrihej edhe në Holandë e Belgjikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular