BallinaBotaKina ndërton motorin hipersonik që lejon fluturimin me 16 herë shpejtësinë e...

Kina ndërton motorin hipersonik që lejon fluturimin me 16 herë shpejtësinë e zërit

Një motor hipersonik që mund të lejojë udhëtimin me 16 herë shpejtësinë e zërit është testuar me sukses në një tunel ere në Kinë, bazuar në një raport të publikuar, shkruan “Daily Mail”. Prototipi, një motor Soramjet, mund të lejojë udhëtimin në çdo pjesë të botës në më pak se dy orë.

Studiuesit nga Pekini, që drejtuan projektin, deklaruan se motori mund të përdoret për të furnizuar aeroplanët që ngrihen nga një pistë tradicionale, fluturojnë në orbitë dhe ulen në një aeroport pasi të hyjnë përsëri në atmosferën e planetit.

Nëse motorë të tillë hipersonikë do të marrin ndonjëherë të drejtën për prodhim, ato mund të përdoren gjithashtu si armë shkatërruese ushtarake.

Eksperimenti ishte i suksesshëm dhe motori po punonte në mënyrë të qëndrueshme, raporton “South China Morning Post”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular