BallinaAktualitetMirsevini në Amerikë- Shqip dhe saktë, informim rreth emigrimit në Amerikë

Mirsevini në Amerikë- Shqip dhe saktë, informim rreth emigrimit në Amerikë

Rreth 200 mijë shqiptarë aplikojnë çdo vit për Lotarinë Amerikane dhe mijëra të tjerë emigrojnë ose e vizitojnë Amerikën. Një pjesë e tyre, sidomos ata që dinë pak ose aspak anglisht, kërkojnë ndihmën e të njohurve për t’u informuar ose për të plotësuar formularët. Të tjerë konsultohen me avokatë ose “agjenci”.

Kjo është më se e kuptueshme, pasi egzistojnë disa kategori vizash amerikane dhe procedurat për t’u kualifikuar për këto viza janë të ndërlikuara. Madje procedurat mund të ndryshojnë në varësi të politikave të emigracionit dhe të pranimit të të huajve në Amerikë.

Për këtë arsye, Ina Farka, një shqiptare që jeton në Amerikë, ka ndërtuar dy platforma komunikimi me publikun shqiptar që është i interesuar të informohet, konsultohet dhe të diskutojë për mënyrat dhe procedurat e emigrimit në Amerikë.

Atë mund ta ndiqni në Facebook dhe në faqen e saj në Internet.

Ina është juriste dhe mban titullin Doktor i Shkencave Juridike nga Universiteti Amerikan, Fakulteti Juridik i Uashingtonit. Ajo punon në Agjencinë e Zbatimit të Ligjeve të Emigracionit në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në Uashington DC.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular