BallinaOP ED“Moshapja e negociatave ka emër;-KEQQEVERISJE”

“Moshapja e negociatave ka emër;-KEQQEVERISJE”

Nga Ardit Gjinali

Saga e hapjes së negociatave vijon….shkaku  nuk është skepticizmi europian apo rrethanat e ndërlikuara globale , të tillat të deklaruara  nga KryeKreu fjalëshumë, por punëmirë aspak gjatë një interviste në revistën “FORBES”.  Revista “FORBES” duhet  të ishte vitrina e prezantimit të Shqipërisë ballëlartë në arenën  ndërkombëtare, por e njëjta është përdorur nga ngrehina e propagandës për të treguar Shqipërinë në versionin 3-D; tashmë version retorik, jo teknologjik i prezantuar  nga makineria që tenton shpëlarjen e trurit të Shqiptarit halleshumë. Shqipëria e sotme është kokëulur përballë partnerëve dhe aleatëve ndërkombëtarë; flamuri i saj kombëtar nuk mund  të valëvitet krenueshëm krah simboleve të vendeve mike-tashmë po përdoret gjithnjë dhe më pak në takime protokollare sepse vizitat e liderëve të vendeve anëtare të BE po rrallohen deri në kufijtë e mungesës totale të të tillave; pasaporta kombëtare ka një vlerë krenarie që ka mbetur në vendnumëro prej periudhës së liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë- pasaporta që mbetet peng i verifikimeve intensive në secilën pikë kufitare të vendeve anëtare të BE duke u rradhitur si qytetarë jo-europianë;ata bashkëqytetarët tanë që rendin në turravrapin e trishtueshëm në aeroportet tranzite gjatë udhëtimit të tyre për të arritur në kohë avionin e rradhës që i largon përfundimisht nga vendi i tyre; ata..bashkë-qytetarët tanë, të tillët që pavarësisht përkatësisë politike janë objekt i verifikimeve shteruese sepse gjatë këtyre 7 viteve dhe në vazhdim ata..qytetarët nuk  kanë udhëtuar për qëllime turistike, por janë arratisur nga “sytë-këmbët” ;- aspak nga ndonjë armik i jashtëm apo pushtues; qytetari është larguar nga mundësitë dhe shanset ekstremisht të munguara- largimi prej një errësire shoqërore që  shkakton KEQQEVERISJA.

KEQQEVERISJA është një aliazh që ndërthur paaftësinë, paturpësinë, pafytyrësinë politike, lëmshin e qëllimtë institucional, gënjeshtrën e vogël, mashtrimin e madh, vesin lokal, mëkatin politik kombëtar, rushfetin nën dorë, korrupsionin në letra, megalomaninë dhe delirin;-shumëçka negative e përmendur më lart që formojnë profilin cinik të zyrtarit shtetëror dhe profilin arrogant të pushtetarit politik që cënon lirinë, demokracinë, llogaridhënien dhe transparencën  duke ngritur shtatin politik të autokracisë qeverisëse;-infeksion qeverisës që shndërrohet në virus kombëtar duke ngërthyer  trupin institucional të Republikës.

PO! JO-ja e qartë për moshapjen e negociatave ka vetëm një  emër;-KEQQEVERISJE. KEQQEVERISJE që do të thotë angazhime të munguara, kushte të papërmbushuara, regres i vazhdueshëm  politik, ekomonik dhe institucional, luga bosh në një tepsi të zbrazur nga makutëria , korrupsioni, babëzia…..në tepsi   ka mbetur vetëm  ndryshku, i tilli  që nuk pastrohet dot  nga të tillët që tentojnë të tjetërsojnë fytyrën shtetëtore të Republikës. Shqipëria e së sotmes nuk ngjason me Shqipërinë e së djeshmes së afërt; – e tilla e së djeshmes së afërt realizoi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, anëtarësoi Shqipërinë në NATO, liberalizoi vizat, përmbushi kushtet për statusin e vendit kandidat, përtej problemeve kishte institucione që balanconin pushtetet dhe frenonin tendencat e atykëtushme autokratike;- së bashku, duhet të përpiqemi për Shqipërinë e së nesërmes ku përmbushja e 15 kushteve është  misioni patriotikqë do ti kthente fytyrën institucionale Republikës dhe do të rendiste Shqipërinë në rradhën e vendeve normale me synimin më të lartë;- atë të Integrimit Europian.

25 Prilli është afati kohor   aspak i vonë  që do të ishte fillesa e një ndryshimi thelbësor; ndryshim që do të realizohet përmes një bashkimi të madh  për ditë më të mira me një shpresë të re; një Shqipëri ndryshe që meriton të kthehet e rëndësishme sërish përmes  një qeverisjeje normale dhe Kryeministri normal, gjithashtu. Koha për një bashkim të madh dhe një shpresë të re është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë….

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular