BallinaAktualitetOFL, Saimir Tahiri dhe vëllai i Xhafajt ‘fut’ në sherr Lalën dhe...

OFL, Saimir Tahiri dhe vëllai i Xhafajt ‘fut’ në sherr Lalën dhe Lleshajn/Gazetarja: Të të vijë turp! Duhet të skuqesh…

Kjo sipas Lalës, sepse edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por edhe për vëllain e ish-ministrit, Fatmir Xhafa nuk ka asnjë formular.

Por pavarësisht fakteve të Lalës, Ministri pohoi bindshëm se OFL është një operacion i suksesshëm. Kjo gjë nuk është mbështetur nga gazetarja Lala e cila iu drejtua Lleshajt “duhet të të vijë turp që e thua këtë gjë!Duhet të skuqesh para shqiptarëve kur e thua këtë gjë.”

Më pas ministri tha: “Ti je grua dhe zonjë dhe më çarmatos. Më ke zënë ngushtë se nuk të përgjigjem dot me të njëjtën gjuhë. Si thua s’ke turp?”

Pjesë nga diskutimi:

Lala: Zoti ministër ju dhatë disa shifra për OFL-në, të cilat më kërcasin dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. MË rezulton që nga Gjykata e Posaçme janë sekuestruar vetëm 100 pasuri dhe në pjesën më të madhe të tyre janë automjete dhe nuk kanë lidhje fare me shifrat tuaja.

A mund të më thoni pse mungojnë në listën e OFL-së disa emra si vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. OFL është edhe për ata që janë dënuar edhe për ata që janë nën hetim.

Lleshaj: Nuk merrem me emra. Si mund të merrem me ish-ministrin e Brendshëm unë?

Lala: Është selektive zoti ministër? Mund të jeni më i qartë?

Lleshaj: Pse fakti që nuk merrem me emra do të thoë që jam selektiv?

Lala: Na sqaroni pse mungon sepse OFL-së i përfundon afati në 31 dhjetor.

Lleshaj: OFL ka një kategori subjektesh qartësisht të përcaktuara nga ligji. Janë persona të dënuar për 31 nene të kodit penal.

Lala: Edhe nën hetim zoti ministër sepse ju përmenda raste konkrete dhe mund ta hapim ligjin që ta konsultojmë.

Lleshaj: Janë vepra penale të caktuara. Ti mendon se unë do të shkoj të interesohem se çfarë bën policia për ish-ministrin e Brendshëm?

Lala: Po atëherë mos hajdeni fare në studio, nëse nuk keni për të thënë edhe mbaroi.  OFL nisi si një aksion i madh i trumbetuar nga ju dhe nga kryeministri…

Lleshaj: Dhe i suksesshëm shumë!

Lala: Duhet të të vijë turp që e thua këtë gjë!Duhet të skuqesh para shqiptarëve kur e thua këtë gjë.

Lleshaj: Ti je grua dhe zonjë dhe më çarmatos. Më ke zënë ngushtë se nuk të përgjigjem dot me të njëjtën gjuhë. Si thua s’ke turp?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular