BallinaSport“Të dënuar për të fituar”, Nevil Dede ndez derbin: Të kënaqim tifozët

“Të dënuar për të fituar”, Nevil Dede ndez derbin: Të kënaqim tifozët

Tirana pret Partizanin në derbin e parë sezonal në pozita që shumë pak veta e imagjinonin. Bardheblutë nuk janë në formën e tyre më të mirë, të paktën në shifra, teksa në 5 javë kampionat kanë marrë vetëm 5 pikë. E kaluara dhe llogaritë shpesh nuk kanë asnjë efekt në derbi, kjo është një ndeshje ku detajet dhe shpirti i ekipit bën diferencën, një ndeshje që nuk luhet por fitohet. Nevil Dede dhe i gjithë ambienti bardheblu kërkojnë kthesën e madhe, pikërisht në derbin e kryeqytet

Derbi nuk e shikon Tiranën në formën më të mirë, duke u nisur nga rezultatet. Të është dashur të punosh shumë në aspektin psikologjik me ekipin?

Unë mendoj që në aspektin psikologjik, kjo ndeshje nuk ka nevojë për shumë koment. Rezultatet bëjnë që të mendohet se Tirana nuk po kalon një moment të mirë. Është vetëm problem i rezultateve, për sa i përket lojës, do të thoja që unë jam i kënaqur, me djemtë, me atë çfarë kanë dhënë në fushë. Më ka ardhur keq për ta dhe për klubin. Unë jam pjesë e tij. Duhet të kishim më shumë pikë. Kampionati është i gjatë, çdo ndeshje shërben për të rikuperuar gabimet dhe në fund fare të bëjmë ato rezultatet që të gjithë i prisnim.

Sezonin e kaluar derbi ishte pika e kthesës për Tiranën. Mund të shërbejë ky derbi si një pikë kthese pas një starti jo të mirë

 

 

Gjithmonë i mëshohet pjesës që starti nuk është i mirë. Kjo është e vërtetë. Në qoftë se starti do të ishte i mirë unë nuk do të isha këtu, por do të vazhdonte Emanuel Egbo, trajner i Tiranës dhe nuk do të ishim në këtë histori. Kur nuk ka start të mirë bëhen edhe ndryshimet. Vetë fjala ndryshim nënkupton shumë gjëra brenda. Këtë duhet ta mendojnë mirë të gjithë. Besoj se do të rikthehemi shumë shpejt. Për mua e rëndësishme është që kontingjenti të plotësohet sa më shpejt dhe ashtu siç po na kthehen lojtarët një nga një, ashtu të kthehet dhe ekipi te rezultatet pozitive.

I frikësohesh konsolidimit të Partizanit në ndeshjet e fundit? Ekipi po luan mirë por duhet të shkosh të gjesh golin…

Nuk besoj se kemi shënuar pak. Ky është këndvështrim dhe perceptim i çdokujt. Unë do të thoja që nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë, që bën histori për tifozët dhe qytetin tonë si dhe për kundërshtarin. Do ta përjetojmë shpirtërisht dhe mendërisht dhe në fund fare do ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mos jeni të “dënuar” të mos humbisni nesër?

Tirana është “dënuar” gjithmonë që të fitojë. Është “dënuar” që të pretendojë për titullin kampion. Në historinë e këtij klubi kështu është perceptuar dhe të gjithë brezat janë rritur me këtë filozofi dhe mendim. Do të mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë. Të kemi respekt për veten. Doja të bëja një thirrje për lojtarët. Në këto kushte që po kalon gjithë botë dhe futbolli ynë shqiptar, duhet të bëjmë më të mirën. Të dyja skuadrat duhet të kënaqin njerëzit që na ndjekin nëpër ekranet për të harruar hallet që po kalon jo vetëm populli jonë, por e gjithë bota.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular