BallinaKronikeTriller në Koropi: Kush organizoi "zhdukjen e përsosur" të 19 vjeçares shqiptare?

Triller në Koropi: Kush organizoi “zhdukjen e përsosur” të 19 vjeçares shqiptare?

E premte 16 tetor 2020, 19 vjeçarja shqiptare Artemis sipas familjarëve të saj do të jepte një intervistë pune në një dyqan lodrash në zonën e Koropit.

19 vjeçarja nuk donte të ishte ‘barrë’ për familjarët e saj dhe po përpiqej të gjente një punë dhe të vendoste themele të reja në jetën e saj pas ndarjes nga partneri i saj në verë shkruan Prothema.

Sipas përshkrimeve të miqëve të saj dhe familjarëve , Artemis ishte një vajzë introverte, romantike dhe e ndjeshme, një studente e mirë në shkollë.

Ajo nuk u shkaktoi kurrë probleme prindërve të saj dhe kurrë nuk kishte shpërthime të zakonshme adoloshente, por gjithashtu rrallë fliste për ndonjë problem që e shqetësonte.

Ajo ishte vajza dhe motra perfekte.

Atë të premte ajo mbante të veshur pantallona të zeza , këmishë ngjyrë blu me vija të bardha dhe atlete, hapi derën dhe u largua për mos tu kthyer më.

Ose të paktën jo akoma siç duan ta bësojnë njerëzit e saj, të cilët për 45 ditë makthi jetojnë në një agoni dhe pikëpyetje me çdo dëshmi nga ata që pretendojnë se e kanë parë diku në Greqi.

Që nga momenti kur Artemis mbylli derën e shtëpisë së saj, filloi makthi i familjes.

Elementi i vetëm i gjurmëve që ajo la pas është materiali nga një kamera sigurie që e tregon atë duke ecur ditën e zhdukjes së saj në një rrugë në Koropi në drejtim të stacionit të autobusit, me të cilin do të shkonte në destinacionin e saj.

1 / 1

19-vjeçarja duket se po kalonte pranë një dyqani pak pas orës 2 të pasdites, por, sipas informacionit nga autoritetet e policisë, Artemis u drejtua për në një stacion tjetër autobusi, diçka që shqetësoi edhe familjen e saj.

Kërkimi i saj për disa miq nuk dha fryt, ndërsa shërbimi policor u aktivizua menjëherë gjë që krijoi një valë të re mesazhesh dhe dëshmish kontradiktore.

Disa pretenduan se e kishin parë atë në zonën e Koropit së bashku me dy burra të moshuar dhe të tjerët që e kishin parë në qendër të Athinës në një gjendje të keqe psikologjike.

Edhe në Alexandroupolis, disa pretenduan se e kishin parë, ndërsa, siç thotë avokati i familjes Anastasios Dougas për “THEMA” , dëshmitë e tjera vijnë nga Volosi.

“Zhdukja e Artemis po evoluon si një thriller. Jam i bindur që ajo është gjallë dhe se po mbahet nga disa kundër vullnetit të saj. Një fëmijë 19-vjeçar nuk mund të ketë vendosur zhdukjen e përsosur për arsyet e tij. Artemisa u largua nga shtëpia për  një intervistë për punë. Ne bëmë një hulumtim shumë të madh në Volos , sepse kishim dëshmi dhe informacione që Artemis ishte parë në një dyqan lodrash, i shoqëruar nga dy burra rreth 30 vjeç. Për një javë ne bëmë kërkime me vëllain e saj, në mënyrë që të lokalizonim vajzën 19-vjeçare në zonën specifike, por fatkeqësisht pa rezultat.

Ne gjithashtu kemi një dëshmi se ajo u pa në Peania, afër dyqanit Vodafone, duke debatuar me dikë dhe më pas duke hipur në një makinë dhe duke u larguar me shpejtësi marramendëse.

Aty kemi sinjalin e fundit. Së bashku me ndihmën e Policisë por edhe me vullnetarët e shërbimit Silver Alert, ne kontrolluam tërë zonën.Ka shumë informacione dhe dëshmi nga njerëzit që  panë Artemisin në Athinë dhe Volos. Jam i bindur që Artemis, nëse do të kishte mundësi, do të kontaktonte nënën dhe babanë e saj, të cilët gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet.  Ne apelojmë, kushdo që ka parë dhe di gjë më të vogël për Artemis, të kontaktojë qoftë edhe në mënyrë anonime me Policinë dhe të na ndihmojë “, tha z. Dougas.

“Shpërblimi”

Publikimi i zhdukjes misterioze të vajzës 19-vjeçare bëri një sensacion në opinionin publik grek, por në të njëjtën kohë duket se u vuri ide në kokë disa njerëzve të zgjuar që shfrytëzuan rastin për të mashtruar familjen e saj duke përfituar nga ankthi i tyre.

Disa ditë më parë një SMS u dërguar në telefonin celular të vëllait të saj gjë që shkaktoi ankth në familje: nga njëra anë, gëzimi për marrjen e një sinjali , nga ana tjetër, frika nga rreziku i mundshëm për jetën e saj, me kalimin e kohës.

Derisa më në fund, u zbulua se gjithçka ishte një zhgënjim.

Mesazhi nga një dërgues i panjohur kishte vendosur si kusht për kthimin e 19-vjeçares në shtëpi prej një shume prej 5,000 euro.

Menjëherë dhe me nxitjen e avokatit, vëllai i Artemis dha mesazhet në Policinë që po heton çështjen, por edhe në Prokurorinë e Krimit Kibernetik.

 “Vëllai i 19-vjeçarit mori disa mesazhe  në celularin e tij, duke i thënë se nëse paguante 5,000 euro, atëherë motra e tij do të kthehej në shtëpi. Sigurisht, që nga momenti i parë mesazhet iu dhanë Prokurorisë së Krimit Kibernetik për hetime të mëtejshme. Pastaj i kërkuam dërguesit të panjohur të mesazheve që të  jepte një shenjë jete nga vajza, por ai u zhduk . Ne u kemi dhënë të gjitha informacionet autoriteteve kompetente dhe do të paraqesim një padi për zhvatje dhe mashtrim për SMS-të e marra nga vëllai i vajzës në celularin e tij. Unë besoj se autoritetet kompetente që kryejnë hetimet janë afër gjetjes së dërguesit të panjohur të mesazheve, i cili, sipas informacionit të parë, është një grua”, tha avokati i familjes.

Gjithashtu dhe emisioni  “Dritë në tunel” bëri lidhje nga Athina në Alexandroupolis.

Atje, në qytetin e largët të Greqisë verilindore, kishte dëshmi se ata kishin parë një vajzë me karakteristikat e  19-vjeçares duke fjetur në ankth pranë një hoteli qendror në qytet.

Rastësisht ose jo, vlen të përmendet se në Aleksandropolis po kryen shërbimin ushtarak ish-partneri i saj, me të cilin Artemis u nda në verë.

I riu bisedoi me gazetaren e emisionit  dhe pretendoi se ai nuk ka asnjë kontakt me ish-partneren e tij, dhe as nuk e dinte se ku mund të jetë.

Sigurisht që hetimet si nga Policia ashtu edhe nga familja vazhdojnë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular