BallinaAktualitetTrump publikon videon 46 minuta: Zgjedhjet e 3 nëntorit janë manipuluar....

Trump publikon videon 46 minuta: Zgjedhjet e 3 nëntorit janë manipuluar. Ky mund të jetë fjalimi…

Presidenti amerikan, Donald Trump ka perseritur pretendimet e tij për mashtrime zgjedhore, në zgjedhjet e 3 nëntorit kundër demokratit, Joe Biden.

Në një video 46 minuta të publikuar në rrjetin social, Facebook, Trump e ka quajtur fjalimin ndoshta “më të rëndësishmin që ka bërë ndonjëherë”, teksa ka sugjeruar se Gjykata Supreme duhet “të bëjë atë që është mirë për shtetin tonë” dhe të përmbysë rezultatin.

“Nëse nuk e çrrënjosim mashtrimin e jashtëzakonshëm dhe të tmerrshëm që është bërë, atëherë nuk kemi më një vend,” tha Trump.

Presidenti 74-vjeçar vendos në pikëpyetje rezultatet që kanë treguar se Biden ka fituar një rekord prej 81 milionë votash në zgjedhje, apo 7 milionë më shumë sesa Trumpi.

Megjithatë, presidenti amerikan ka thënë se zgjedhjet janë manipuluar, ndonëse anëtarët e administratës së tij, duke përfshirë aleatin e tij të afërt, Prokurorin e Përgjithshëm, William Barr, kanë përsëritur se nuk ka dëshmi për mashtrime zgjedhore.

Ndërkohë, asnjë pjesëtar i mediave nuk është parë në incizimin e Trumpit.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular