BallinaUncategorizedVIDEO/Vajza kërkonte të ndahej, i fejuari i ndante videot intime tek shokët...

VIDEO/Vajza kërkonte të ndahej, i fejuari i ndante videot intime tek shokët e saj të klasës

Një ndër të ftuarit në emisionin “Historia ime” në Tv Klan për të folur për temën mjaft shqetësuese “abuzimi seksual online tek fëmijët”, Alma Tandili drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës ka treguar dhe një rast konkret të një vajze 15-vjeçare e cila shantazhohej nga i fejuari i saj me video intime.

Alma Tandili: Rasti ka ndodhur në një nga njësitë administrative të Tiranës, ku vajza 15-vjeçare ka denoncuar. Fillimisht është marrë vesh nga shkolla, shkolla ka njoftuar prindërit, pra kemi sensibilizim. E ka kërcënuar përmes videove të vajzës duke i shpërndarë tek shokët e klasës. Ish-i fejuar është më shumë maxhor sesa vajza.

Mirela Milori: Është e ndonjë komuniteti vajza?

Alma Tandili: Jo s’ka lidhje fare, krimi seksual qoft online qoftë ofline nuk po njeh as moshë, as klasë shoqërore,as etni dhe as gjini. Vajza 15-vjeçare është shantazhuar përmes videove intime që ka pasur me ish-të fejuarin, ka qenë një fejesë zyrtare. Prindërit dhe vajza kanë bërë denoncim. Policia ka mbledhur të gjitha provat materiale që është identifikuar që personi ka qenë jashtë Shqipërisë dhe ky është një çështje në hetim që nuk do mbyllet, por do vazhdojë. Videot ishin hedhur vetëm tek grupi i shokëve të klasës të vajzës ku sigurisht ajo e vazhdonte shkollën dhe ndihej e turpëruar.

Mirela Milori: Sa i përfshirë ishte ish-i fejuari në këtë situatë?

Alma Tandili: 100%, ai kishte bërë gjithçka, e kishte paralajmëruar edhe vajzën që do e bënte këtë gjë nëse ajo do ndaheshe.

Mirela Milori: Çfarë kërkonte?

Alma Tandili: Kërkonte që vajza të mos ndahej nga ai, ishte një shantazhim prej kohësh, ku ajo e kishte kuptuar që nuk ishte për një fejesë. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular