BallinaAktualitetIshte infektuar nga COVID, vdes në Turqi ish-deputeti i PS

Ishte infektuar nga COVID, vdes në Turqi ish-deputeti i PS

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello.

Bello ishte infektuar me Covid, ndërsa kurohej në një spital në Turqi.

Marko Bello, lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe ishte deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Bello po ashtu  ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular