BallinaAktualitetKodi i ri Penal/Nga dekriminalizimi i drogës tek gjobat për mediat

Kodi i ri Penal/Nga dekriminalizimi i drogës tek gjobat për mediat

Drafti i ndryshimeve të Kodit Penal që është duke u përgatitur nga Ministria e Drejtësisë parashikon  disa ndryshime të rëndësishme ligjore në qasjen ndaj substancave narkotike. Kështu në dokumentin që është ende në diskutim, bëhet një klasifikim i drogave që ndahen në të lehta dhe të forta, ndërsa dekriminalizohet konsumi i kokainës, heroinës dhe kanabisit. Ndryshimet që pritet të kalojnë së shpejti në Kuvend parashikojnë që nëse një përdorues droge kapet nga policia me një sasi të caktuar narkotikësh ai të mos arrestohet, siç është vepruar deri më tani.

Mbajtja, shitja dhe trafikimi i hashashit dhe kanabis sativa

8. Mbajtja e lendes narkotike sipas paragrafit te pare te këtij neni me qëllimin e përdorimit vetjak nuk është e dënueshme nëse sasia e lendes se kapur nuk kalon 10 gr, gjithnjë nese provohet qe lënda e kapur do te ishte për përdorim vetjak dhe jo për një nga qëllimet qe parashikon paragrafi i pare. Për efekt te këtij paragrafi nuk ka rëndësi vendi ku është kapur autori ne posedimin e lendes narkotike, me kushtin qe te jete mbajtur larg demonstrimit ne publik.

Kështu për përdoruesit e heroinës, sasia e lejuar nuk duhet t’i kalojë 4 gram, për përdoruesit e kokainës, sasia e lejuar nuk duhet t’i kalojë 3 gram, ndërsa për përdoruesit e dorgave sintetike, sasia nuk duhet t’i kalojë 3 gram.

Mbajtja, shitja dhe trafikimi i heroinës

8. Mbajtja e lendes narkotike sipas paragrafit te pare te ketij neni me qellimin e perdorimit vetjak nuk eshte e denueshme nese sasia e lendes se kapur nuk kalon 4 gr, gjithnje nese provohet qe lenda e kapur do te ishte per perdorim vetjak dhe jo per nje nga qellimet qe parashikon paragrafi i pare. Per efekt te ketij paragrafi nuk ka rendesi vendi ku eshte kapur autori ne posedimin e lendes narkotike, me kushtin qe te jete mbajtur larg demonstrimit ne publik.

Mbajtja, shitja dhe trafikimi i kokaines.

8. Mbajtja e lendes narkotike sipas paragrafit te pare te ketij neni me qellimin e perdorimit vetjak nuk eshte e denueshme nese sasia e lendes se kapur nuk kalon 3 gr, gjithnje nese provohet qe lenda e kapur do te ishte per perdorim vetjak dhe jo per nje nga qellimet qe parashikon paragrafi i pare. Per efekt te ketij paragrafi nuk ka rendesi vendi ku eshte kapur autori ne posedimin e lendes narkotike, me kushtin qe te jete mbajtur larg demonstrimit ne publik.

Mbajtja, shitja dhe trafikimi i lendeve narkotike industrial apo sintetike

8. Mbajtja e lendes narkotike sipas paragrafit te pare te ketij neni me qellimin e perdorimit vetjak nuk eshte e denueshme nese sasia e lendes se kapur nuk kalon 3 gr, gjithnje nese provohet qe lenda e kapur do te ishte per perdorim vetjak dhe jo per nje nga qellimet qe parashikon paragrafi i pare. Per efekt te ketij paragrafi nuk ka rendesi vendi ku eshte kapur autori ne posedimin e lendes narkotike, me kushtin qe te jete mbajtur larg demonstrimit ne publik

NDRYSHIMET NE KOD QE PERFSHIJNE MEDIAN

Në ndryshimet penale në Kodin Penal nenet që trajtonë shpifjen zënë një hapësirë më të madhe dhe përfshijnë edhe median. Kështu, ndërsa dënohet me gjobë përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti dhe jepen dënimet me gjobë, nenet në vazhdim specifikojnë se nëse ka media të përfshira, dënimet bien edhe ndaj drejtuesve të këtyre mediave dhe se gjobat janë akoma më të mëdha nëse shpifja është kryer për zyrtarët e lartë pjesë e administratës.

Neni 227

Shpifja

1. Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremë dhe ofendues ndaj
personit si dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e
personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë dhe denimin plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimes.

2. Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare.

3. Nëse vepra penale i drejtohet një organi politik, administrativ ose gjyqësor, ose një personi në cilësinë e përfaqësuesit të një prej këtyre organeve, ose një autoriti të përbërë që funksionon në kolegj, dënimet e parashikuara në paragrafët 1 apo 2 shtohen me 1/2.

4. Cilido që ka kryer ndonjë prej veprimeve të parashikuara në këtë nen në gjendje zemërimi nuk ka përgjegjësi penale, nëse kjo gjendje dhe këto veprime janë shkaktuar si pasojë e një fakti të padrejtë i të tjerëve ndaj tij dhe menjëherë pas tij.

5. Procedimi penal fillon me kerkesen e viktimes dhe ceshtja pushohet kur ajo tërheq ankimin.

6. Kur vepra penale e shpifjes është kryer me anë të shtypit, pergjegjesia shtrihet edhe për
drejtorin administrues ose, sipas rastit, zv/drejtorin, botuesin dhe printuesin ne rastet e dijenise se tyre rreth faktit penal. Dënimi penal shoqërohet edhe me dënimin plotësues të përgënjeshtrimit të deklaratës/faktit/informacionit të rremë me të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mjet sikundër është realizuar përhapja e tij, dhe detyrimin e publikimit të vendimit gjyqësor penal nëpërmjet medias apo në komunitet.

7. Procedimi penal nuk pengon viktimen tí drejtohet edhe gjykates civile

Një moment që ka provokuar debate ka qenë edhe ai për botimin e fotove apo e videove të montuara, të ashtuquajturat Meme, që ironizojnë apo vënë në lojë personazhet e njohur. Sipas asaj që parashikojnë ndryshimet në Kodin Penal, mediat duhet të shfaqin dukshëm faktin që fotoja apo video e publikuar është montazh, nëse jo, kjo konsiderohet kundravajtje penale dhe dënohet me burg deri në 1 vit.

Neni 238

Cënimi i imazhit të personit

1. Publikimi në çdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.

Një tjetër nen që përfshin median në ndryshimet e pritshme është ato që parashikojnë dënime për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Kështu, materialet që kanë për synim materiale që “dëmtojnë reputacionin” e një personi duke siguruar fotografi, filmie etj, dënohet më gjobë dhe burg dhe bashkë me të dënohet edhe drejtuesi i medias që merr përsipër publikimin e pamjeve.

Neni 228
Ndërhyrje të padrejta në jetën private

1. Cilido qëpër qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë
reputacionin e një personi, pa autorizim fotografon, filmon, regjistron me video apo audio
këtë person në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi gëzon ligjërisht privatësi, apo vendos aparatura që shërbejnë për fotografim, transmetim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim nga deri ne 1 vit.

2. Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën dhe qellimin e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim nga 2 deri në 3 vjet.

3. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj të miturit, dënohet me burgim nga 2 deri në 4 vjet.

4. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet.

5. Kur vepra penale e parashikuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni është kryer nëpërmjet shtypit të shkruar ose audioviziv, dispozitat specifike të ligjeve që rregullojnë këto çështje janë të zbatueshme edhe ndaj personave pergjegjes qe kane beret e mundur publikimin e te dhenave private.

6. Kur veprat penale të parashikuara në paragrafët 1-5 të këtij neni përfshijnë fjalë ose imazhe që paraqesin/kanë karakter seksual dhe janë në një vend publik ose privat, dënimet rriten me ½ për seicilin rast.

7. Nuk ka përgjegjësi penale, nëse fotografimi, filmimi ose regjistrimi bëhet me qëllim të
zbulimit të veprës penale dhe të autorit të veprës penale ose për të vërtetuar faktin penal si
provë në Polici, Prokurori ose në Gjykatë dhe nëse fotografitë dhe regjistrimet i dorëzohen këtyre organeve.

Reagimi i Ramës

Në Kodin Zgjedhor rreziku për dënimin e mediave janë disa, por kryeministri Rama është ndalur në një aspekt për MEME-t, a thua se këto janë problemi kryesor i ndryshimeve të pritshme në Kodin Penal. Kryeministri u shpreh se nuk kishte probleme me opinionet, por kur akuzohet si hajdut duhet të paraqiten fakte.

Jo, jo. Absolutisht! Siç ka ndodhur me ata që janë habitur apo mahnitur nga ky lajm. Edhe mua kur ma thanë, e para sepse është e pamundur, teorikisht dhe praktikisht ti ndalosh memet. Por e dyta sepse, unë jam një njeri që më pëlqen të argëtohem me memet dhe shijues i kahershëm i humorit dhe humorit vizual po themi.

Kam pasur shumë dëshirë dhe e kam ende dëshirën që Bujar Kapexhiu të ekspozojë të gjitha karikaturat për mua në sallën e ekspozitave në kryeministri. Ai e di. Mbase e ka marrë si shaka, nuk e di por për të ardhur te pyetja juaja, e para nuk bëhet fjalë për një projekt. Bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune, i cili po punon për Kodin e ri Penal dhe e dyta, edhe në atë material që nuk është akoma një projekt i Ministrisë së Drejtësisë dhe aq më tepër i qeverisë.

Është nen i marrë që e kanë shumë Kode Penale të Europës. E ka Franca… Dhe sigurisht që nuk lidhet me memet. Sa i përket armikut të shtypit, unë kam një problem që nuk e zgjidh dot. Unë kam qenë aty ku jeni ju. Dhe duke qenë se kam milituar dhe duke qenë se kam një mendim të caktuar për cilësinë dhe vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, ka një problem të madh me moskorrektesën dhe keqtrajtimin e fakteve.

Nuk kam problem që dikush shprehet negativisht ndaj meje. Në rast se më thonë gomar, është opinion dhe nuk e kam problem. Në rast se më thonë hajdut, ky nuk është opinion, kjo kërkon fakte”– u shpreh Rama gjatë një interviste në OraTv.

Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë

“Ende një dokument pune” e ka quajtur Ministria e Drejtësisëdraftin që është publikuar në media duke provokuar debate. “Sqarojmë se dokumenti që po qarkullon nuk është draft final, pasi po punohet në vazhdimësi. Ministria e Drejtësisë ka përmbyllur procesin e konsultimit publik dhe tani ekspertët dhe praktikantët e ligjit të grupit të punës do të finalizojnë projektligjin, i cili pasi të konsultohet teknikisht, do të depozitohet në Këshillin e Ministrave” thuhet në njoftimin që ka ngjallur shqetësim në media në lidhje me kërcënimet për gjoba dhe dënime që rikthehen përmes një forme tjetër pas rrëzimit të paketës Antishpifje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular