BallinaAktualitetNga e hëna testet e shpejta për COVID, mjeku: Pacientët do të...

Nga e hëna testet e shpejta për COVID, mjeku: Pacientët do të vijnë vetë në qendra, përjashtohen…

Duke filluar nga dita e hënë, në vend do të aplikohen testet e shpejta për koronavriusin, ndërsa mjeku Rexhep Muja ka shpjeguar proceduar si dhe personat që do testohen dhe ata që do të përjashtohen nga kjo procedurë.

I ftuar në “Radari Informativ”, në “abcnews”, mjeku u shpreh se testi do të aplikohet për personat që janë në periudhën e inkubacionit nga 1 deri në 6 ditë, ndërsa personat e tjerë do të vijojnë me testin PCR.

Sipas mjekut, në Tiranë, që është edhe vatra kryesore e epidemisë në vend, do të ketë 6 qendra që do të kryejnë këtë proces, ku pacientët do të duhet të shkojnë vetë.

“Përgjigja vjen për 20-30 minuta. Shënohen të dhënat që të kemi saktësi. Futet tamponi në hundë. Më pas e lëmë të qetë. Kemi bërë trajnime për testet e shpejta. Fillimisht do të nisim me Tiranën pastaj në rrethe. Për 30 minuta i hedhim të gjitha të dhënat në panel. Do të testohen me këtë procedurë të gjithë ata pacientë që kanë në periudhën e inkubacionit nga 1 deri në 6 ditë. Të tjerët do i nënshtrohen testit PCR”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular