BallinaBotaTheu rregullat e Covid-it/ Kim Jong Un pushkaton në publik 50-vjeçarin

Theu rregullat e Covid-it/ Kim Jong Un pushkaton në publik 50-vjeçarin

Fjalën e diktatorit askush nuk duhet ta vërë në dyshim. Një ekzekutim publik me pushkatim raportohet se ka ndodhur në Korenë e Veriun për një burrë që theu rregullat e Covid-19.

Burri i akuzuar për kalim ilegal kontrabandë të kufirit të mbyllur me Kinën, u qëllua për vdekje në 28 nëntor, duke u bërë shembull për të frikësuar njerëzit që të respektojnë rregullat e pandemisë, raporton Radio Free Asia.

Peniani zyrtarisht pretendon se kurrë nuk ka pasur një rast të Covid-19 në këtë vend. Regjimi i Kim Jong-un ka sjellë “masa jashtëzakonisht të larta të karantinës emergjente” dhe trupat janë urdhëruar të gjuajnë shkelësit në kufirin kinez, thonë burimet.

“Ata bënë një ekzekutim publik duke qëlluar për të kërcënuar banorët në zonën kufitare, sepse ka pasur shumë kontakte me njerëz në anën tjetër të kufirit, duke përfshirë shumë kontrabandë”, tha një burim.

Personi i pushkatuar mësohet se është një burrë rreth të 50-ave. Kina është partneri më i madh tregtar i Koresë së Veriut, por tregtia midis të dyve ka rënë me 75 për qind për shkak të pandemisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular