BallinaAktualitetVendimi/Shkarkohet nga detyra Kiço Londo, ja kush emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar...

Vendimi/Shkarkohet nga detyra Kiço Londo, ja kush emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental

Eshtë shkarkuar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Kiço Londo.

Në vend të tij është emëruar regjisori Altin Basha, ish- regjisor i emisionit të humorit “Portokalli”.

Shkarkimi i Kiço Londos u bë me propozim të ministres së Kulturës ndërsa është firmosur nga zv/ kryeministri Erion Braçe.

Mësohet se dy javë më parë Ministria e Kulturës ka ngritur një grup pune për shkarkimin e Londos, pa bërë të ditur motivacionet e këtij shkarkimi.

Kujtojmë që Kiço Londo e mbante detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental që prej qershorit të vitit 2014.

“Kujtim Spahivogli” është krijuar si pjesë e Teatrit Kombëtar, i cili ka zëvendësuar Teatrin e Komedisë, ndërsa ndodhej në të njëjtën ndërtesë me Teatrin Kombëtar.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR Erion Braçe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular