BallinaAktualitetVideo dramatike/Pasi vrau të dashurën, mundësi profesionist ndjek fqinjin me thikë në...

Video dramatike/Pasi vrau të dashurën, mundësi profesionist ndjek fqinjin me thikë në dorë

Mediat e huaja kanë publikuar momentin dramatik, kur një mundës profesionist, i cili vrau ish-të dashurën e tij përpara vajzës së saj 13-vjeçare goditi me thikë një fqinj, i cili i shkoi në shtëpi, i shqetësuar nga britmat që dëgjoi.

Ngjarja ndodhi në SHBA, ku Andreë Wadsworth, 37 vjeç, goditi për vdekje Melissa Belshaw në shtëpinë e saj në Billinge, Wigan, dy muaj pasi doli nga burgu.

Nën efektin e kokainë, Wadsworth e goditi të dashurën disa herë me një thikë të madhe, në dhomën e saj të gjumit.

Ai më pasi ndoqi me thikë në dorë fqinjin, i cili i shkoi në shtëpi, i shqetësuar nga britmat e gruas. Ngjarja ndodhi më 20 maj, ndërsa video e momentit është publikuar sot nga “Daily Mail”.

37-vjeçari u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me 32 vite burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular