BallinaKronikeEkzekutohet me armë zjarri në makinë efektivi i FNSH-së

Ekzekutohet me armë zjarri në makinë efektivi i FNSH-së

Është ekzekutuar me armë zjarri punonjësi i policisë, Xhulio Prela. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush. Policia bën me dije se 26, vjeçari Prela ishte punonjës Policie i FNSH Shkodër.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular