BallinaAktualitetItalia merr vendimin për emigrantët: A do të vaksinohen edhe shqiptarët që...

Italia merr vendimin për emigrantët: A do të vaksinohen edhe shqiptarët që jetonë dhe punojnë atje?

Domenico Arcuri, Komisioneri për Urgjencën e Covid-19 në Itali është shprehur se edhe emigrantët do të kenë të drejta të barabarta me italianët për sa i përket vaksinimit.

Ai u shpreh se “do të ishte shumë e rëndësishme që të gjithë njerëzit që kalojnë rrugët tona, dhe që nuk e bëjnë atë në mënyrë të fshehtë, të mund t’i nënshtrohen vaksinimit”, duke nënkuptuar që të gjithë emigrantët e ligjshëm do t’i nënshtrohen vaksinimit nëse ata kanë dëshirë.

“Do të jetë një Krishtlindje e përgjegjësisë, sakrificës dhe shpresës sepse pak dritë ka filluar të shfaqet në fund të tunelit“, tha me shumë optimizëm Arcuri.

Sipas Arcurit, vaksinat e para në Itali do të fillojnë “në pjesën e fundit të Janarit”.

“Ekziston vetëm një arsye pse ky plan i vaksinimit mund të shkojë keq: që autoritetet përgjegjëse të mos autorizojnë kompani të mjaftueshme për të vendosur të gjithë popullsinë e botës që do ta dëshirojnë atë në kushtet për t’u vaksinuar. në mënyrë që të gjithë italianët të jenë në gjendje të vaksinohen, në kohën dhe mënyrat që do të lejohen”, citojnë mediat italiane

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular