BallinaAktualitet“Po më vdes nëna në ambulancë”- Flet Basha pas dëshmisë tronditëse: Kësaj...

“Po më vdes nëna në ambulancë”- Flet Basha pas dëshmisë tronditëse: Kësaj i druheshim, ndaj…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas dëshmisë së të riut nga Senatoriumi, i cili tha se e ëma, ndonëse rëndë nga koronavirusi, po pret në ambulancë, pasi në spital nuk ka shtetar. Me një shënim në facebook, Basha shprehet i tronditur, ndërsa thotë se i druheshin këtyre pasojave, duke vënë theksin dhe një herë te propozimet e PD për marrjen e masave mbi situatën.

“Boll më me propagandë dhe gënjeshtra. Janë jetë njerëzish që kur ikin nuk kthehen më!”, shprehet Basha.

Postimi i plotë:

Jam shumë i tronditur nga këto pamje. Dhimbja e këtij djali që lufton për të shpëtuar jetën e nënës së tij, të thyen zemrën. Kjo është tragjikisht, e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët me covid dhe familjarët e tyre. Nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë! Kësaj i druheshim, prandaj kërkuam prej fillimit të merreshin masa serioze dhe të  bëhej gjithçka për ti dalë të keqes para.

Boll më me propagandë dhe gënjeshtra. Janë jetë njerëzish që kur ikin nuk kthehen më!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular