BallinaUncategorizedTundet toka mëngjesin e sotëm nga tërmet 4.1 ballë në Adriatik! Ja...

Tundet toka mëngjesin e sotëm nga tërmet 4.1 ballë në Adriatik! Ja 4 qarqet ku u ndjenë lëkundjet

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka rënë mëngjesin e sotëm në vendin tonë.

Paraprakisht IGJEUM njofton se epiqendra e tërmetit 4.1 ballë ka qenë në detin Adriatik në Ishëm të Durrësit, kurse thellësia ka qenë 2 kilometër.

Ndërsa sipas EMSC tërmeti i rënë ka qenë 4.5.

Lëkundjet janë ndjerë në Durrës, Laç dhe në Lezhë me një distancë 22 km në veri të Durrësit. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet.

Kujtojmë se 10 ditë më parë, u shënua1 vjetori i tërmetit tragjik të 26 nëntorit të kaluar ku humbën jetën 51 persona, mbi 900 të plagosur, 17 mijë familje mbetën të pastreha, pasi toka u dridh nga lëkundje me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, me thellësi 38 km, me epiqendër  22 km nga Durrësi dhe 30 km nga Tirana.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular