BallinaKryesoreBasha takime me biznesin në njësinë 11: Të braktisur totalisht nga qeveria....

Basha takime me biznesin në njësinë 11: Të braktisur totalisht nga qeveria. Cikli negativ duhet ndalur, na duhet një ndryshim i menjëhershëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në njësinë 11, në Tiranë, ku zhvilloi takime me biznesin e vogël. Në vëmendje ishte kriza ekonomike qe sipas tij është krijuar nga keqqeverisja dhe që ka dalë në pah nga pandemia e COVID-19. Basha u njoh me situatën në këtë zonë dhe krizën që po përjetojnë këto biznese.

“Sa vjen, me shumë vështirësi, me shumë vështirësi. Ta mbyllim? Të rrijmë në shtëpi fare, s’bëhet. Ça do bëjmë? Ça mund të bëjmë , të bëjmë. Ça t’i bëjmë, ja mbaj djalin këtu. Mbaj dhe shkollën dhe djalin dhe vetë, familjen, kemi 2 punëtorë. Me sforco të mëdhaja. Me shumë sforco të mëdhaja”, u shpreh pronari i një Fast-Food-i.

“Shumë e vështirë gjendja. Ja ky dyqan mban 6 frymë në shtëpi. 4 janë fuqi punëtore që mund të punojnë. Asgjë hiç, s’ngelet. Veç hamë, s’e marrim vesh. I kemi këtu dhe merr ço në shtëpi. Që tek djathi, që tek frutat, zarzavatet, perimet, këto. Ja arka plot me mollë, shih si rri. Kush do ta blejë?”, – tha një pronar marketi ushqimor.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e biznesit thonë se po presin ndonjë ndihmë tjetër nga qeveria, sepse tani po kalojnë kohë shumë të vështirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular