BallinaKronikeFOTO/Tragjike, 56-vjeçari vret vajzën e partneres së tij e më pas edhe...

FOTO/Tragjike, 56-vjeçari vret vajzën e partneres së tij e më pas edhe veten

Vrasje dhe më pas vetëvrasje në zonën e Savonës në Itali. Një 56-vjeçar qëlloi për vdekje vajzën e partneres së tij dhe më pas i dha fund edhe jetës.

Jessica Novaro, 29 vjeç, kishte ndërhyrë gjatë një sherri midis nënës së saj dhe partnerit të saj dhe në sherr e sipër mbeti e vrarë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Vellego, në Komunën e Casanova Lerrone.

Gjatë mosmarrëveshjes, Jessica Novaro dyshohet se ndërhyri në mbrojtje të nënës së saj dhe në këtë moment Testa e qëlloi duke përdorur një pistoletë të kalibrit 9, shkruajnë mediat italiane. 29-vjeçarja tentoi të shpëtonte duke u larguar nga shtëpia,  por pak metra më tej u arrit nga vrasësi.

Burri vrapoi pas saj dhe kur e pa atë ende gjallë i drejtoi armën në kokë dhe hapi zjarr duke e lënë të vdekur në vend.

Tragjike/ 56-vjeçari vret vajzën e partneres së tij e më

Tragjike/ 56-vjeçari vret vajzën e partneres së tij e më

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular