BallinaKronikeMbante armë 25-vjeçari? Flet xhaxhai i të riut të vrarë nga policia:...

Mbante armë 25-vjeçari? Flet xhaxhai i të riut të vrarë nga policia: Pranoj të pushkatohem nëse…

Xhaxhai i 25-vjeçarit të vrarë nga efektivi i FNSH orët e para të ditës së sotme, Klodian Rasha, ka folur ekskluzivisht për gazetaren Anila Hoxha në Top Channel.

Ai tregoi me detaje të gjithë ngjarjen sipas dëshmive të shokëve të tij.

“Ai gjatë jetës ka punuar, dhe ka bërë ndërtime të vogla. Ai gjithmonë ka dalë të punojë, dhe nuk pinte kafe. Dhe prandaj doli në darkë për të pirë kafe. Ai nuk është larguar as te 21 Dhjetori, as në Don Bosko, e kundërshtoj versionin e policisë që e ka gjëmuar në rrugicat e Don Boskos. Këto janë fjalët e shokëve. Ai ka qenë në lokalin, 30 metra larg vendit që u qëllua. Polici i ka bërë zë djalit se nuk kishte maskë. Nuk e di sa policë kanë qenë. Djali ka ikur me vrap, me sa duket policia i është turrur nga mbrapa dhe djali mori kthesën për të ardhur tek shtëpia,” tha xhaxhai.

A kishte armë 25-vjeçari?

“Të garantoj ty dhe gjithë të tjerëve se në rast se ai djalë ka prek armë me dorë, jo mbrëmë pot ë gjithë jetën e vet, pranoj të pushkatohem unë që sot,” tha xhaxhai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular