BallinaAktualitetBaton Haxhiu: Moralisht, Sandër Lleshaj duhet të lirojë detyrën

Baton Haxhiu: Moralisht, Sandër Lleshaj duhet të lirojë detyrën

Analisti Baton Haxhiu e ka konsidero si kriter moral, por jo politik dhënien e dorëheqjes së ministrit Lleshaj, pas vrasjes së 25-vjeçarit nga një punonjës policie.

Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se ai vetë në kushte të tilla nuk do të mundej të qëndronte në detyrë.

Haxhiu: Politikisht vetëm nëse një ministër mbron policinë, atëherë protestuesit kanë të drejtë të kërkojnë dorëheqjen e tij. Etika… Pas këtij brutaliteti, unë nuk kisha mund të qëndroja. Moralisht ai duhet të thotë: Më falni, për hir të këtij dajli që u vra në mënyrë ekstreme, unë liroj detyrën dhe nuk duhet të jem pjesë e detyrës në muajt e ardhshëm. Moralisht.

Fevziu: Ka fjalë që ka një konflikt të fortë mes Ramës dhe Lleshjat, mos është ndojë rast i mirë që Rama ta largojë Lleshajn?

Haxhiu: Po, kanë një konflikt, por ky konflikt nuk ka lidhje me këtë vrasje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular