BallinaKryesoreGjirokastër/3 mijë lekë në kroskotin e makinës, për të kaluar mjetin në...

Gjirokastër/3 mijë lekë në kroskotin e makinës, për të kaluar mjetin në kolaudim

Korrupsioni  i punonjësve të kontrollit teknik kanë detyruar një grup shoferësh të Gjirokastrës që t’i drejtohen emisionit Fiks Fare. Kamera e “Fiks Fare” dokumentoi një tjetër rast korrupsioni, ku një punonjës i Qendrës së Kontrollit  Teknik të Automjeteve në Gjirokastër merr 3 mijë lekë për të kaluar një makinë në kolaudim. Për më tepër mjeti kishte probleme në dokumentacion.

Gjirokastër/ 3 mijë lekë në kroskotin e makinës,

Qytetarët në telefonatat e shumta që kishin mbërritur ne sekretarin e emisionit “Fiks Fare” shpreheshin se të marrësh kolaudimin në Gjirokastër detyrimisht duhet të lësh lekë në kroskotin e makinës. Pavarësisht nëse mjeti ka apo jo probleme që mundet të penalizojnë kalimin e tij në pikën e kontrollit.

Gjirokastër/ 3 mijë lekë në kroskotin e makinës,

Për të vërtetuar këtë denoncim gazetarët  e Fiksit fillimisht kanë siguruar një mjet nga një qytetar, i cili ishte në radhë për të kaluar mjetin në pikën e kontrollit në Gjirokastër. Frika e qytetarit ishte se  mjeti nuk do ta kalonte kolaudimin, pasi ai i kishte veshur xhamat e makinës me  ngjyrë të errët  pa u pajisur me certifikatën e errësimit të xhamave.

Gjirokastër/ 3 mijë lekë në kroskotin e makinës,

Gazetarët pasi kanë bërë të mundur sigurimin e mjetit, kanë vendosur në kroskotin e makinës, poshtë kastetofonit në një vend të dukshëm,  3 mijë lekë. Ndërsa letrat e mjetit mbi kroskot.

Gjirokastër/ 3 mijë lekë në kroskotin e makinës,

Në asnjë moment gazetari nuk ka komunikuar apo ofruar  lekë punonjësit  të pikës së kolaudimit të mjeteve në Gjirokastër. Punonjësi ka marrë makinën  dhe për pak minuta ka përfunduar edhe kontrollin. Në përfundim të kontrollit të mjetit punonjësi i SGS Gjirokastër, ka marrë parat duke e kaluar mjetin pa e kontrolluar imtësisht duke ia kthyer gazetarit të Fiksit.  Ndërkohë që mjeti edhe në pamje të lirë dukej qartësisht  që i kishte xhamat e  errësuar, por punonjësi nuk ka kërkuar certifikatën e tyre në asnjë moment.

Gjirokastër/ 3 mijë lekë në kroskotin e makinës,

Udhëzimi nr. 5 dt 7.10.2019  për  certifikimin e xhamave të errësuar  në pikën 11  të tij citon “Organet e përcaktuara për të kryer kontrollin teknik të autoveturave, nuk duhet të kryejnë kontrollin teknik të autoveturave me xhama të errësuar të pa miratuar e certifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor”. Por ka qenë pikërisht  ryshfeti prej  3 mijë  lekësh  të lëna në kroskotin e mjetit, që punonjësi i kontrollit teknik të ‘mbylli’ sytë e të  kalojë me sukses mjetin në pikën e kolaudimit Gjirokastër.

Gjirokastër/ 3 mijë lekë në kroskotin e makinës,

Gjirokastër/ 3 mijë lekë në kroskotin e makinës,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular