BallinaAktualitetVrasja nga Policia: Të rinj nga e gjithë Shqipëria marshojnë sot përpara...

Vrasja nga Policia: Të rinj nga e gjithë Shqipëria marshojnë sot përpara Kryeministrisë ne oren…

Të rinj nga e gjithë Shqipëria janë thirrur sot në një marshim proteste në bulevardin kryesor të vendit, Dëshmorët e Kombit”, kundër dhunës policore dhe manipulimit të vrasjes së të riut Klodian Rasha nga qeveria.”

Marshimi është inicuar nga Forumi Rinor i PD-së pas vrasjes nga patrulla të 25-vjeçarit Rasha në Laprakë; ai do të nisë nga Ministria e Brendshme për të kulmuar përpara selisë së Qeverisë.

“Në orën 11.00 të rinjtë demokratë nisin tek Ministria e Brendshme në një marshim protestë për ekzekutimin nga policia të të riut Klodian Rasha, – thuhet në njoftim. – Itinerari i marshimit do të jetë Ministria e Brendshme-Bulevard-Kryeministri”.

Marshimin e protestës e ka mbështetur ish-Kryeministri Sali Berisha, që përshëndeti në rrjetet sociale, revoltën e të rinjve shkodranë për vrasjet e Rashës, që si për ironi ndodhi në Ditën Kombëtare të Rinisë.

“Shkodra në protesta për vrasjen shtetërore të të riut Klodian Rasha nga vrasës me pagesë të Edvin Kristaq Xhelatit. Nderim qytetarëve të Shkodrës për revoltën e tyre të menjëhershme frymëzuese kundër vrasjes së Klodian Rashës.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular