BallinaAktualitetDorëheqja/Lleshaj, gafë apo thikë pas shpine për Ramën: “Ishte marrëzi që pranova...

Dorëheqja/Lleshaj, gafë apo thikë pas shpine për Ramën: “Ishte marrëzi që pranova detyrën”

Nuk dihet nëse Sandër Lleshaj ka qenë i turbulluar nga humbja e postit, apo nëse ai e ka përjetuar keq largimin nga Rama. Po,r në deklaratën e tij të dorëheqjes ai ka bërë një krahasim të papërshtatshëm, që vendos shenjën e barazimit mes qeverisë Rama dhe regjencës kuislinge që bashkëpunoi me gjermanët gjatë luftës së dytë botërore.

Lleshaj ka përmendur një shprehje të klerikut katolik Anton harapi, kur pranoi ofertën për tu bërë kolaboracionist. “U gjenda përpara dilemës që kishte përjetuar Patër Anton Harapi, kur pranoi të merrte një post të lartë shtetëror në vitin e mbrapshtë 1943. Dilema e prelatit të madh në ato kohë të tmerrshme ishte: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë; ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Edhe unë me ndërgjegje të plotë vendosa të “baj nji marri”, sepse nuk mund të tregoja dobësi” ka shkruar ai.

Me kapitullimin e Italisë Anton Harapi pranoi për t’u bërë përfaqësues i katolikëve në Këshillin e Naltë të Regjencës.  Me 13 shtator 1943 ai u emërua në këtë post ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Me ardhjen e komunistëve në pushtet ai u pushkatua pas një gjyqi kundër bashkëpunëtorëve të nazizmit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular