BallinaAktualitetFOTOT/Kaos, dhunë e përplasje. Çfarë nuk u pa në ditën e tretë...

FOTOT/Kaos, dhunë e përplasje. Çfarë nuk u pa në ditën e tretë të protestës

Ashtu siç pritej dita e tretë e protestës ka rikthyer sërish kaosin në kryeqytet. Kjo dukej ende pa filluar protesta, kur rrugëve të Tiranës u panë furgona të shumtë policie që po përgatiteshin për përrplasjet e radhës.

Irritimi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë edhe tre ditë nga ngjarja e rëndë, ishte po i njëjtë.

Grupe të mëdha të rinjsh të shpërndarë në zona të ndryshme të qytetet, shkaktuan vatra tensioni e përplasjesh me uniformat blu.

Menjëherë sapo nisi protesta përballë kryeministrisë, policia me autobotet e saj të ujit dhe gazin lotsjellës shpërndau turmën, duke bërë që ata të zhvendoseshin më pas drejt zonës së ish-Bllokut.

Thyerje tabelash rrugore, flakë mbeturinave dhe koshat e plehrave në mes të rrugës, ishte ky i njëjti skenar si dhe u bë në dy ditët që lamë pas.

Megjithë revoltën e qytetarëve që kësaj here kërkuan dorëheqjen e kreut të policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas arritjes së “qëllimit” me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, kjo gjë nuk ndodhi.

Megjithatë, ai që nuk dukej aspak i tërhequr nga kjo ishte kryeministri Edi Rama, i cili tha se policia do t’i përgjigjet dhunës me dhunë dhe se fajtorë për trazirat në kryeqytet bëri Ilir Metën dhe Sali Berishën, pasi sipas tij ishin ata që nxisnin turmat e minorenëve të shkaktojnë kaos.

Kaos, dhunë e përplasje/ Çfarë nuk u pa në ditën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular