BallinaAktualitetKëngëtari shqiptar bën gjestin e veçantë, dhuron dy aparatura për furnizim me...

Këngëtari shqiptar bën gjestin e veçantë, dhuron dy aparatura për furnizim me oksigjen

Këngëtari Labinot Tahiri, ka dhuruar 20 aparatura për furnizimin me oksigjen.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se këto aparatura po dhurohen në disa qytete të Kosovës, pasi për shkak të Covid-19 ka mungesë të oksigjenit.

“Edhe sot ishim në Han të Elezit, ku dhuruam dy aparatura të cilat prodhojnë oksigjenin!
Ato do të janë tê gatshme për pacientët që shtrihen në spitale apo emergjenca pa pasur shqetsime se mos po mbesin pa oksigjen.

Respekt për kryetarin e nderuar Z Rufki Suma, i cili me përkushtim të madh kujdesët për qytetarêt! Po ashtu konsideratë për drejtoreshën dhe infermierët!

Vazhdojmë rruget e tjera në të gjithë vendin. Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular